Zbulohet arsyeja e mbidozës në të cilën kaloi Demi Lovato

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 16:03 | Nga

Burri që kishte ndihmuar këngëtaren, Demi Lovato që të qëndronte larg drogave plot gjashtë vjet, ishte larguar disa javë më parë.

Prishja e marrëdhënieve me trajnerin Mike Bayer, njeriu që i qëndroi afër dhe e mësoi të mos përdorte droga, ka qenë shkaku i mbidozës që këngëtarja ka rënë së fundmi, shkruan Sun, transmeton Klan Kosova.

Arsyeja e konflikteve mes Bayer dhe Lovato ishte një debat i fundit që ata patën, ku Mike i kishte thënë asaj gjëra që këngëtarja nuk dëshironte t’i dëgjojë, pasi kohëve të fundit vetëm justifikohej për sjelljet e gabuara të saj dhe nuk i tregonte atij për gjërat që bënte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme