Zhvishet edhe princesha e shqiptarëve

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 16:07 | Nga

E kemi parë vazhdimisht të ndjekë me përpikmëri protokollin e familjes mbretërore, por Elia Zaharia nuk është një princeshë si gjithë të tjerat.

Nganjëherë, aktorja simpatike, bashkëshorte e Princ Lekës, di të jetë edhe e guximshme. Ndërsa është e impenjuar vazhdimisht në teatër, ku ka sjellë në skenë role e karaktere të ndryshme, Elia është edhe tejet aktive në rrjetet sociale, ku na zbulon pak nga përditshmëria e saj.

Këtë herë, Elia ka guxuar dhe ka postuar një foto si kurrë më parë, e veshur me bikini. Ndonëse edhe këtë herë është treguar paksa diskrete, e kthyer me shpinë nga objektivi i aparatit fotografik, Elia Zaharia ka treguar se këtë foto e ka shprepur mamaja e saj, aktorja e mirënjohur Yllka Mujo, që siç duket po i shoqëron në këto pushime.(Xing.al)

 

Të ngjashme