Kuriozitete dhe fakte për gjuhët e botës

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 16:23 | Nga

Sa gjuhë mund të mësojnë fëmijët para moshës 5-vjeçare? Cilat janë 10 gjuhët më e vështira në botë dhe pse është edhe frëngjishtja në këtë listë?
A ka një gjuhe zyrtare SHBA-ja?

25 kuriozitetet për gjuhët:

1. Nëse po pyet se sa gjuhë fliten në tërë botën përgjigja është 7 000 gjuhë te folura nga 7 miliardë njerëz.
2. 75 % e banoreve te tokës flasin me shume se një gjuhe. Bibla është libri me i përkthyer ne bote, është i disponueshem ne 2.454 gjuhe.

3. Vetëm ne Azi fliten 2.000 gjuhe. Dhe gjysma e tyre fliten ne një vend te vetëm: Papua Guinea e Re.

4. Është një gjuhe ne Meksike, ajapenko, qe rrezikon te zhduket, pasi vetëm dy vete e flasin, Manuel Segovia, 78 vjeç, dhe Isidro Velazquez, 72, e për me tepër këta dy persona as nuk flasin me njeri-tjetrin pas një zënke. Vodafone gjerman ka realizuar një projekt për ta shpëtuar këtë gjuhe. Por janë te paktën
2 400 gjuhe te klasifikuara “ne rrezik”.

5. Fëmijët janë ne gjendje te mësojnë shume gjuhe me te cilat përballen. Sipas shkencës, mësimi i shume gjuhëve nga fëmijët nuk ka te beje me trurin apo me zgjuarsinë, por me ekspozimin e tyre ndaj gjuhëve. Pra, në sa më shumë gjuhë t’i ekspozoni, fëmijët do t’i mësojnë.

6. Gjuhëtarët kanë krijuar bindjen se një mësimi i 4 gjuhëve për një fëmijë 5-vjeçar është i mundur. Pavarësisht asaj qe besojmë, fëmijët nuk ngatërrohen me mësimin e shume shprehjeve frazeologjike. Edhe pse përzierja e shume gjuhëve fillimisht mund t’i ngatërroje, me kalimin e kohesh arrijnë të bëjnë dallimin. Kjo “aftësi” ose dritare e madhe e fatit zhduket shpejt pas 5 viteve jete. Nëse mësohet një gjuhë para kësaj periudhe kritike, memorizohet në një pjese te ndryshme të trurit në krahasim me ato që mësojmë me vonë në jetë.

7. Është e çuditshme, por e vërtetë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kane një gjuhe zyrtare. Nga viti 2006, anglishtja është cilësuar si “gjuha e përbashkët dhe unifikuese”, dhe pse është gjuha nënë e 82% të popullsisë amerikane, vetëm 27 shtete nga 50 e kanë gjuhen e tyre zyrtare. Gjuha e dytë me e përdorur në SHBA është spanjishtja, e flasin 28 milionë persona. Megjithatë gjuha angleze (specifikisht: anglishtja amerikane) përdoret në Kushtetutë, ligje, gjykata, politikë etj.

8. Gjuha esperanto është një gjuhë artificiale, e folur nga një numër personash që variojnë nga 500 000 deri në 2 000 000. Është përdorur edhe në dy filma.

9. Cila është gjuha më e vështirë në botë? Për këtë çështje ka teori te ndryshme dhe duhet theksuar se nga cila gjuha nënë kërkon të mësosh një gjuhe tjetër. Sipas shkencëtarëve amerikanë të “Defense Language Institute”, gjuhët më të vështira në botë për t’u mësuar nga anglishtfolësit e lindur janë gjuha arabe, kineze, japoneze dhe koreane. Por është edhe një listë me top 10 gjuhët më të vështira për t’u mësuar sipas UNESCO-s. Sipas radhës gjuhët më të vështira janë: gjuha kineze, greke, arabe, islandeze, japoneze, finlandeze, gjermane, norvegjeze, daneze dhe… gjuha franceze. E çuditshme për këtë të fundit, por ama është e vërtetë se gjuha franceze është me e lehte për t’u mësuar nga ata që flasin një gjuhe me origjinë latine si italianët, spanjollët, portugezët, por është shume e vështirë për të tjerët për shkak theksit dhe shqiptimit.

10. Afrika e Jugut është vendi me më shumë gjuhë zyrtare: 11, dy ndër të cilat janë gjuhë indoevropiane dhe nëntë gjuhe bantu. Përpara vitit 1994 ishin vetëm dy gjuhë zyrtare dhe ishin joafrikane: anglishtja dhe afrikaans. Gjuha me e folur është zulu, por është edhe gjuha nlu, që flitet nga vetëm 10 persona.
11. Gjuha me e izoluar në botë, në sensin që është e vetmja gjuhë në botë që nuk ka asnjë lloj lidhje me ndonjë gjuhe tjetër është ajo baske. E folur vetëm në zonat kufitare malore mes Spanjës dhe Francës, është edhe gjuha më e vjetër në Evropë.

12. Ka rreth 225 gjuhe vendase në Evropë – afërsisht 3% e totalit botëror. Pjesa me e madhe e gjuhëve të botës fliten në Azi dhe Afrikë.

13. Në jetën e përditshme, evropianet gjithnjë e më shumë hasin gjuhe te huaja. Ekziston nevoja për të ngjallur një interes më të madh për gjuhet mes qytetarëve evropianë.

14. Shumë gjuhë kanë 50 000 fjalë ose më shumë, por njerëzit normalisht dinë dhe përdorin vetëm një pjesë të fjalorit të përgjithshëm: në bisedat e përditshme njerëzit përdorin të njëjtin fjalor të përbëre nga disa qindra fjalë.

15. Gjuhët janë vazhdimisht në kontakt dhe ndikojnë njëra-tjetrën në shumë mënyra. Anglishtja në të shkuarën ka huazuar fjalë dhe shprehje nga shumë gjuhë, por sot gjuhët evropiane huazojnë më shumë fjalë nga gjuha angleze.

16. Në vitin e parë të jetës, foshnja shqipton një sasi të madhe tingujsh; gjatë vitit të parë shqipton fjalët e para të kuptueshme; në moshën tre vjeç formon fjali komplekse, kurse në moshën pesëvjeçare fëmija zotëron disa mijëra fjalë.

17. Gjuha amtare është zakonisht gjuha që njihet më mirë dhe përdoret më shumë. Por mund të këtë dhe “dygjuhësh perfektë” që flet dy gjuhë njëlloj. Sidoqoftë “dygjuhësorët” nuk tregojnë ekuilibër të përsosur mes dy gjuhëve.

18. Dygjuhësia sjell mjaft përfitime: lehtëson mësimin e gjuhëve të tjera, nxit procesin e të mësuarit dhe forcon lidhjet me njerëz dhe kulturat e tyre.

19. Dygjuhësia dhe shumëgjuhesia sjellin avantazhe ekonomike. Për shembull, punët gjenden më lehtësisht nga ata që flasin gjuhë të huaja, kompanitë shumëgjuhëshe janë faktorë konkurrues më të mirë se ato njëgjuhëshe.

20. Gjuhet janë të lidhura me njëra-tjetrën si anëtaret e një familjeje. Shumë gjuhë evropiane i përkasin familjes së madhe indo-evropiane.

21. Shumë gjuhë evropiane iu përkasin tri grupeve të mëdha: gjermanike, romane dhe sllave. Familja e gjuhëve gjermanike përfshin danishten, norvegjishten, suedishten, islandishten, gjermanishten, holandishten, anglishten. etj. Gjuhët latine përfshijnë italishten, frëngjishten, spanjishten, portugalishten dhe rumanishten etj. Gjuhet sllave përfshijnë rusishten, ukrainishten, bjellorusishten, polonishten, çekishten, sllovakishten, sllovenishten, serbishten, kroatishten, maqedonishten, bullgarishten etj.

22. Shumë gjuhë evropiane përdorin alfabetin latin. Disa gjuhë sllave përdorin alfabetin cirilik. Greqishtja, armenishtja, gjeorgjishtja dhe ildishtja kanë alfabetin e tyre.

23. Gjuhët joevropiane të përdorura në territorin evropian janë gjuhet arabike, kineze dhe indu, secila me një sistem te caktuar të të shkruarit. Shumë shtete evropiane kanë një numër të caktuar gjuhësh rajonale ose minoritare, ku disa prej të cilave kanë marre status zyrtar.

24. Rusia (me 148 milionë banorë) ka numrin më të madh të gjuhëve të folura në territorin e saj: nga 130 deri 200 në varësi të kritereve.
25. Si rezultat i fluksit të emigrantëve dhe refugjatëve, Evropa është bërë gjerësisht shumëgjuhëshe. Vetëm në Londër fliten rreth 300 gjuhe (arabisht, turqisht, kurdisht, berbere, indu, punzhabi etj).

Të ngjashme