10 gjëra që duhet t’i dini për ankthin

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 12:06 | Nga
  1. NJE MIJE FYTYRAT E ANKTHIT. Ka lloje të ndryshme të shqetësimit të ankthit. Disa karakterizohen nga frika prej objekteve apo kafshëve, të tjerë nga frika e të gjendurit në situata të caktuara sociale, ndërkohë që të tjera bazohen në frikën nga simptoma fizike specifike. SHqetësime të tjerë të ankthit mund të përfshijnë fiksime apo rutina të përsëritura, si dhe mendime shqetësuese.
  2. Nevojë për… hapësirë. Të gjithë kemi prirje të heqim kufijtë e hapësirës që na rrethon, duke krijuar një kufi të padukshëm që askush nuk duhet ta shkelë. Në kushte normale, alarmi ndizet kur dikush afrohet më shumë se 20-40 cm nga pamja jonë, “pa lejë”. Por studiuesit kanë zbuluar se njerëzit në ankth kanë nevojë për më shumë hapësirë.
  3. Marramendja. Kush vuan nga ankthi në formë të rëndë, shpesh herë ka probleme ekuilibri. Ndonjëherë ka marramendje pa arsye dhe ka vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit. JO më kot një studim i Universitetit të Tel Avivit ka treguar se kurimi i problemeve të ekuilibrit tek fëmijët me ankth, qetësonte edhe simptomat e ankthit.
  4. Strategji të dobishime. Sipas një studimi të botuar në gusht në revistën shkencore Emotion, një prej mënyrave më të mira për të reduktuar ankthin është të lexosh situatat në mënyrë të ndryshme, duke përdorur një mekanizëm të njohur si rivlerësimi njohës. Shembulli klasik është ai i provimit: për të mos u mbërthyer prej ankthit, më mirë e quajmë kuiz dhe ta konsiderojmë edhe dëfryes. Por mund të shkohet edhe më tej, duke e transformuar ankthin në entuziasëm.
  5. Një këshilltar i keq. Një ekip studiuesish amerikanë në 2006 ka arritur në përfundimin se njerëzit në ankth arrijnë shpejt në konkluzione, duke gjykuar nga shprehjet e fytyrës së bashkëbiseduesve. Kjo ndjeshmëri e lartë në perceptim është një prej arsyeve përse njerëzit shumë në ankth eksperimentojnë marrëdhënie më konfliktuale: kanë prirjen të deduktojnë gabimisht, mbi gjendjen emocionale dhe qëllimet e të tjerëve.
  6. Meditimi bën mirë. Studimi i fundit që e konfirmon është i vitit 2013, por ka shumë të tjerë: ankthi është në përpjestim të zhdrejtë me aktivitetin e trurit të lidhur me rregullimin njohës. 15 vullnetarë, pa përvoja meditimi, morën pjesë në 4 seanca meditimi, nga 20 minuta secila, duke e reduktuar ankthin me 39% (matjet u bënë me rezonancën manjetike të trurit).
  7. Nga prindërit. Një nivel i lartë ankthi është i trashëguar, por pjesa më e madhe e arsyeve përse njerëzit janë në ankth varet prej sjelljes së prindërve. Fëmijët – sipas disa psikiatërve të Universitetit John Hopkins në Baltimorë – kanë më shumë mundësi të bëhen me ankth kur prindërit i kritikojnë direkt, shfaqen dyshues apo të ftohtë emocionalisht kundër tyre.
  8. Ushtrimet fizike reduktojnë ankthin. Mjaftojnë 30 minuta ushtrime aerobike në intensitet të moderuar për t’u ndier më të qetë. Praktikimi konstant mund të ketë një efekt më jetëgjatë, duke kontribuar në reduktimin e reagimit me ankth ndaj situatave stresuese.
  9. Erërat. Me rritjen e ankthit, rrit aftësia jonë për njohjen e erërave të këqia: psikologët Elisabeth Krusemark dhe Ven Li e zbuluan duke kryer studime në 14 vullnetarë. Mund të jetë gjë e mirë, pasi ndoshta ankthi na ndihmon të nuhasim paraprakisht rreziqet. Por sa keq që, po sipas këtij studimit, njerëzit me ankth kanë prirjen të konsiderojnë të këqia, edhe aromat neutrale.

Të ngjashme