10 rastet kur të pasurit e kaluan vërtet masën

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Kur mendojmë për versione të shtrenjta të ushqimeve të përditshme, truri ynë mund të kthehet prapa në kohën që kemi porositur shumë ushqim të shpejtë gjatë natës. Por ne do t’ju tregojmë disa nga llojet më të shtrenjta të ushqimit dhe pijeve, të cilat janë të ngjashme me ato që konsumoni çdo ditë.

Një shishe uji

Ka disa njerëz të cilët shpenzojnë shumë për shishet e ujit, ndërsa shumica prej nesh përdorin ato plastike pa e vrarë shumë mendjen. Por qëkur ndotja nga shishet plastike u bë problem, njerëzit kanë filluar të mendonë ndryshe.

Artisti Fernando Altamirano, bëri revolucionin në këtë drejtim dhe krijoi një shishe me vlerë 60 mijë dollarë. Ajo njihet me emrin “Uji i kristaltë” , dhe nuk është e mbushur me ujë të lashtë. Kjo shishe mban ujë të freskët nga Franca dhe Fiji, kombinuar me ujin e kristaltë të ishujve të Islandës, dhe si për t’ia rritur më shumë vlerën ajo është e mbuluar me ar në majë .

Vetë shishja është një vepër arti dhe është e mbuluar me ar 24 karat.

Pica

Shumë nga ne e mendojnë picën si një kënaqësi mëkatare. Është e lirë, e shijshme dhe na vjen deri në derën tonë, dhe kjo ndoshta është luksi më i madh për ne.

Megjithatë vështirë të imagjinoni se një picë mund të kushtojë 850 dollarë. “Seenay” është pica më e kushtueshme që bëhët në Angli në restorantin “Steveston pizza”.

Çdo picë bëhet nga duart e shefit Nader Hatami, po ashtu pronari. Çdo gjë aty bëhet me produkte të cilësisë së lartë dhe bio. “Seenay”  përbëhet nga ingridientë si: kaviar, përzierje të karkalecave, kallamar dhe tartuf Italian.

Sapuni

Sapuni është diçka që ne e përdorim shpesh përditë dhe shumë prej nesh nuk harxhojnë shuma të mëdha parash. Ndërkohë një familje në Lebanon krijoi një sapun të denjë për një mbret. Khan al Sabhoun Bader Hassoun dhe bijtë e tij kanë prodhuar sapunë për qindra vite me produkte speciale dhe natyrale. Sapuni i tyre mbretëror është më i shtrenjti në botë dhe kushton 2800 dollarë. Gjithashtu thuhet se efektet e përdorimit të tyre janë të mrekullueshme.

Tualeti

Ekziston një tualet i ndërtuar nga Lam Sai Wing ku çdo gjë është ar dhe gjendet brenda një argjendarie në Hong-Kong dhe mund ta përdorin të gjithë ata që blejnë diçka me vlerë mbi 100 dollarë në dyqane. Dhe… mos harroni hiqni këpucët para se të futeni.

Supa

“Buda kërcen mbi mur”, është një supët më të shtrenjta në botë. E ka emrin kështu, pasi është një nga më të shijshmet, aq sa budistët do të kalonin muret e manastirit për të. Origjina e saj nga provinca Fujian e Kinës dhe mund të bëhet nga 30 përbërës në varësi të recetës.

Dushi

Të bërit dush është një rutinë e jona. Por ekziston një dush që mund ta kontrollosh me anë të një sistemi me prekje që ka 18 koka të ndryshme dushi që rregullojnë temperaturën e ujit për pjesë të ndryshme të trupit.

Këpucët

Ato janë domosdoshmëria e përditshmërisë sonë. Nëse doni këto këpucë atëherë bëhuni gati të paguani disa miliona dollarë. Këto këpucë rubini të kuqe kushtojnë 3 milionë dollarë.

Ato janë të mbuluara me diamantë.

Çantë

Kjo është çanta më e veçantë në botë. Ajo ka formë zemre dhe kushton 3.8 milionë dolllarë. Ajo është ndërtuar nga 4517diamantë me ngjyra, 105 prej të cilëve janë të verdhë, 56 rozë dhe pjesa tjetër pa ngjyrë. Sasia e gjithë diamanteve  shkon në 381.92 karat. Për të ndërtuar këtë vepër arti kanë punuar 10 veta për 1100 orë në 4 muaj.

Kafeja

A e dini se kafja më e shtrenjtë kushton 80 dollarë?

Kopi luwak kafe, është kafe që përfshin qershi të pjekura me kafe të pjekura, të ngrënë nga kafsha e quajtur civet. Fermentimi ndodh kur qershi kalon nëpër zorrët e tij dhe pasi të jetë i përzier me materien tjetër fekale, ato mblidhen.

Frittata

Ky ushqim mund të bëhet i juaji me çmimin prej 1000 dollarësh.

Jo vetëm që është omeleta më e shtrenjtë në botë por dhe më e madhja. I ka të duja cilësi dhe sasi. Kështu që kur ta porosisni merrni shokë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme