100 fakte për trupin e njeriut

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 21:45 | Nga

Trupi i njeriut është një sistem tepër kompleks dhe shumë i ndërlikuar, që pavarësisht studimeve mijëravjeçare ende i befason studiuesit me të rejat që zbulojnë. Çdo vit, shkencëtarët publikojnë fakte të rejat dhe të çuditshme rreth trupit të njeriut. Për shembull e dini që njeriu mund të jetojë pa ushqim për 70 ditë, por nuk mund të jetoj 11 ditë pa gjumë. E dini se enët e gjakut të njeriut janë të gjata 96.560 kilometra, e mjaftueshme për të mbështjellë mbi 2 herë ekuatorin e Tokës. Pse thonjtë e këmbës i presim më rrallë se ato të duarve?

E dini që sipërfaqja e mushkërive tona është e barabartë me atë të një fushe tenisi? Pse në mëngjes njeriu është më i gjatë se gjatë ditës? Pse truri ynë cilësohet si kompjuteri më i përsosur në botë. Pse muskuli më i fortë i trupit tonë është gjuha dhe kocka më e fortë e trupit është nofulla. E dini që gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda? E dini se zemra e njeriu prodhon brenda një dite aq energji sa i nevojitet një kamioni për të ecur mbi 30 kilometra. Pse biondet kanë më shumë flokë? Nga teshtima tek thonjtë, 100 fakte të pazakonta për trupin e njeriut.

1. Kur teshtin, njeriu e bën këtë më shpejtësi mbi 160 km në orë.

2. Enët e gjakut të njeriut janë të gjata 96.560 kilometra, e mjaftueshme për të mbështjellë mbi 2 herë ekuatorin e Tokës.

3. Zemra e njeriu prodhon brenda një dite aq energji sa i nevojitet një kamioni për të ecur mbi 30 kilometra.

4. Njeriu prodhon aq pështymë gjatë jetës sa mund të mbushë dy basene.

5. Po të ishte syri i njeriut aparat fotografik, rezolucioni i tij do të ishte 576 megapiksel.

6. Trupi i njeriut për një orë prodhon 180 milionë rruaza të kuqe gjaku. Nëse gjatë shtatzënësisë nëna lëndon ndonjë nga organet e brendshëm, bebja nga mitra i dërgon qeliza për “shërim “.

7. Njeriu mund të jetojë pa ushqim për 70 ditë.

8. Receptorët e shijes nuk gjenden vetëm në gjuhë por edhe në stomak, zorrë, pankreas, mushkëri dhe në tru.

9. Në moshën 60-vjeçare, rreth 60% e meshkujve dhe 40% e femrave, janë të prirur të gërhasin, mirëpo jo të gjithë kanë një gërhitje të zhurmshme. Disa prej tyre nuk ndihen, disa janë vërtet problematikë, por që të gjithë gërhasin. E teksa mesatarisht, tingulli i gërhitjes kap vlerën e 60 decibelëve që i takon gërhitjes normale, problematikët e kalojnë padiskutim këtë shifër, duke kapur vlerën e 80-85 decibelëve, që do të thotë një katastrofë për veshin e një njeriu tjetër, i cili dëgjon gërhitjen.

10. Megjithëse mund t’ju duket e pabesueshme, por për çdo centimetër katror të lëkurës, një individ ka afërsisht 32 milionë baktere. Duket e paimagjinueshme në fakt, por është e vërtetë. Megjithatë, nuk është për të na venë në alarm e për të na tmerruar, pasi një pjesë e mirë e këtyre baktereve janë të padëmshme dhe pa pasoja për organizmin tonë.

11. Nuk e dimë a janë më shumë argëtuese, por shkenca thotë se biondet janë femrat që kanë më shumë flokë. Ngjyra e flokëve, sipas shumë studimesh, është përcaktuese e sasisë së flokëve që mund të gjenden në kokën tuaj dhe biondet, kuptohet vetëm ato natyralet, kryesojnë listën e personave që kanë më shumë flokë. Mesatarisht, në kokën e njeriut gjenden 100 mijë folikula të flokut, ku secila prej tyre është e aftë të prodhojë 20 fije floku, përgjatë gjithë jetës së një njeriu. Sa iu përket biondeve, kjo mesatare regjistrohet në 146 mijë, kurse njerëzit me ngjyrë të errët floku, kanë rreth 100 mijë folikula.

12. E keni pyetur ndonjëherë veten se përse thonjtë e këmbës i presim më rrallë se ato të duarve? Sepse thonjtë, të cilët janë më shumë të ekspozuar, rriten më shpejt, se sa ata të cilët qëndrojnë të fshehur. Madje edhe ndërmjet duarve ka dallim, pasi thonjtë rriten më shpejt në dorën me të cilën ju shkruani dhe në gishtërinjtë më të gjatë.

13. Gjumi është shumë i rëndësishëm për njeriun. Mund të rezistoni me javë të tëra pa ushqim, por thjesht 11 ditë pa gjumë fare dhe ju bini në gjumë përgjithmonë.

14. Kafsha që mund të mbani në shtëpi, apo edhe të tjerat jo shtëpiake, nuk janë të vetmet gjallesa që humbasin dhe ndërrojnë lëkurën. Edhe ne njerëzit humbasim çdo vit gati 0.3 metra pjesë të lëkurës sonë. E gjitha kjo do të thotë se në moshën 70-vjeçare ne do të kemi humbur gati 2 metra lëkurë.

15. Dihet që një i rritur ka më pak kocka se një fëmijë i vogël, e megjithatë ajo çfarë jo të gjithë e dinë, është fakti se përse ndodh kjo. Foshnjet, sipas studimeve, kanë afërsisht 350 kocka në të gjithë trupin e tyre. Me kalimin e viteve, kur njeriu rritet, kockat bashkohen me njëra tjetrën dhe kështu, në moshë të rritur, një njeri ka 145 kocka më pak, ose 205 kocka gjithsej.

16. Sigurisht të mos pretendojmë të kemi aftësi të nuhaturit si qeni, por megjithatë e kemi të zhvilluar në një masë të konsiderueshme. Kështu, njeriu përgjatë gjithë jetës së tij është i aftë të mbajë mend 50 mijë lloje erërash.

17. Burimi i erës së trupit përfshirë edhe asaj të këmbëve është djersa. Në fakt, këmbët janë ndër pjesët e trupit që djersisin më shumë. Të dyja bashkë, mund të prodhojnë rreth 500 mijë pika djerse në ditë.

18. Sa më e ftohtë të jetë dhoma ku flini, aq më shumë ka mundësi të shihni ëndrra të këqija.

19. Lotët dhe mukoza përmbajnë një enzimë të quajtur Lisozima. Kjo enzimë ndihmon për të mbajtur të shëndetshëm, fyti, hundën, si dhe sytë ndaj sulmit të baktereve dhe infektimit të këtyre zonave.

20. Veshët tona fshehin më shumë dyllë kur ne jemi të frikësuar sesa kur jemi normal. Hormonet dhe reaksionet kimike që ndodhin kur ne kemi frikë bëjnë që prodhimi i dyllit në veshin tonë të rritet. Edhe pse, fenomeni në fjalë është studiuar dhe demonstruar, shkaqet janë të paqarta nga shkencëtarët.

21. Është e pamundur të gudulisësh veten. Edhe personat më të ndjeshëm kurrë nuk do të kenë aftësinë të vetgudulisen.

22. Femrat e djegin dhjamin më ngadalë se burrat. Për shkak të funksionit të tyre riprodhues femrave i duhet më shumë kohë për të djegur kalori. Për një diferencë prej rreth 50 kalori në ditë.

23. Hapësira midis hundës dhe pjesës së sipërme të buzës sipas grekëve të lashtë është një nga pjesët më erogjene të gjithë trupit. Dijetarët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë funksioni ka.

24. Muskuli më i fortë i trupit tonë është gjuha dhe kocka më e fortë e trupit është nofulla.

25. Për të bërë një hap duhen 200 muskuj. Kjo është një punë e vështirë duke pasur parasysh se secili prej nesh bën mesatarisht rreth 10.000 hapa në ditë.

26. Dhëmbët janë pjesa e vetme e trupit që nuk mund të riparojnë veten. E gjithë kjo, për shkak se dhëmbët nuk janë pjesë “e gjallë” e trupit tonë.

27. Truri njerëzor është në gjendje të memorizojë 5 herë më shumë se informacionet që ndodhen në Enciklopedinë Britanike, ose çfarëdo lloj enciklopedie tjetër. Llogaritet në terma elektronikë se truri ynë ka një kapacitet prej 3 deri në 1000 Terabyte.

28. Vetëm truri, përdor 20 % të oksigjenit që hyn në trupin tonë dhe që transportohet në gjak. Masa cerebrale është e barabartë me 2 % të trupit tonë, por konsumon më shumë oksigjen se çdo pjesë tjetër e trupit.
29. Aktiviteti cerebral është më i madh gjatë natës, sesa gjatë ditës. Kjo ndodh sepse, në të kundërt të asaj që mund të besohet, ndodh që truri vihet në aksion, pikërisht kur në flemë. Nuk dihet mirë akoma perse, por në qoftë se shihni ëndrra të bukura gjatë gjumit duhet të falënderoni trurin dhe punën e tij gjatë natës.

30. Shkencëtarët konfirmojnë se sa më i madh të jetë koeficienti juaj intelektiv (QI), më shumë ëndërroni. Kjo nuk duhet t’ju bëjë të mendoni se në qoftë se nuk kujtoni ëndrrat tuaja nuk jeni inteligjent sepse pjesa më e madhe e ëndrrave ka një gjatësi shumë të shkurtër.

31. Neuronet gjatë jetës sonë rriten. Deri pak kohë më parë besohej se qelizat e trurit nuk zhvilloheshin apo rigjeneroheshin, kurse sot dihet se edhe meqenëse kjo rritje nuk është si në pjesët e tjera të trupit, ajo ekziston.

32. Informacionet lëvizin me shpejtësi të ndryshme në bazë të tipit të neuroneve. Jo të gjithë neuronet janë njëlloj: ekzistojnë disa në gjendje të transportojnë informacione me shpejtësi 0,5 metër në sekondë kurse të tjerë arrijnë edhe deri në 120 metër në sekondë.
33. Qimet e fytyrës rriten shumë më shpejt se çdo qime tjetër në trup. Nëse jeni meshkuj e dini shumë mirë se sa shpejt rritet mjekra, mjafton të mendosh se në qoftë se një mashkull nuk do ta priste mjekrën e tij gjatë jetës, kjo e fundit do të bëhej më e gjatë se nëntë metra.

34. Njeriu i rreh qerpikët e syrit mesatarisht 4.200.000 herë gjatë vitit. Gjithashtu qerpikët janë qimet më të forta te njeriu.

35. Çdo ditë çdo njëri humbet mesatarisht 60 deri në 100 flokë. Numri ndryshon shumë nga personi në person, por varet edhe nga stinët, nga sëmundjet, nga shtatzënia, nga mosha, etj. Kështu që në qoftë se kuptoni që po ju bien më shumë se 100 flokë në ditë, bëhuni merak, do të thotë se po bëheni qeros. Flokët e një mashkulli e kanë diametrin sa 2-fishi i diametrit të flokëve të një femre. Sigurisht që diametri varet edhe nga raca njerëzorë dhe tipi i flokëve. Çdo flok është në gjendje të mbajë një peshë deri në 100 gram. Në qoftë se kjo peshë shumëzohet me numrin e flokëve mendojeni vetë rezultatin.

36. Thoi që rritët më shpejt është ai i gishtit të mesit. Për të qenë më të saktë është thoi i dorës që ju përdorni më shumë. Për më tepër shpejtësia e rritjes së thonjve është e lidhur ngushtë me gjatësinë e gishtave, edhe pse nuk dihet akoma mirë përse.

37. Në çdo centimetër katror të lëkurës sonë ka po aq qime sa ka në çdo centimetër katror të lëkurës se një majmuni shimpanze. Njeriu nuk është aq i zhveshur sa duket, por ky mendim vjen ngaqë pjesa më e madhe e qimeve në trupin tonë janë aq të vogla saqë nuk duken me sy të lirë.

38. Jeta mesatare e çdo floku është nga 3 deri në 7 vjet. Në fakt para se flokët të bien mund të prihen, ngjyrosën, shkurtohen disa herë, deri sa bien vetë. Një njëri mund të humbë deri gjysmën e flokëve të tij përpara se dikush ta kuptojë.

39. Flokët duken të pashkatërrueshëm. Përveç mundësisë që mund të marrin flakë, flokët janë në gjendje të mos dekompozohen edhe pas vdekjes. Flokët nuk mund të shkatërrohen nga uji, nga i ftohti, apo nga ndryshimet klimaterike, dhe janë shumë rezistentë ndaj acideve të ndryshme apo agjentëve kimikë.

40. Organi më i madh i organizmit tonë është zorra e vogël (intestinum tenue). Edhe pse quhet nga anglezët “small intestine” është 4 herë më e gjatë se gjatësia mesatare e një njeriu të rritur.

41. Zemra e njeriut prodhon gjak me një presion për ta pompuar atë deri në 9 metra lartësi. Kështu që mos u preokuponi në qoftë se arrini të dëgjoni rrahjet e zëmrës tuaj. Për të pompuar gjak në të gjithë trupin tonë në një kohë kaq të shkurtër duhet një presion i mirë nga kontraktimi i zemrës.
42. Mendohet se trupi njerëzor ka më shumë se 96 000 kilometra enë gjaku. Dukë bërë një llogari të thjeshtë me enët tona mund të bëhen më pak fjalë 2 xhiro rreth botës.

43. Lëngjet gastrike janë në gjendje të tresin edhe një fletë brisku. Çdo 3 apo 4 ditë në stomakun tonë krijohet një membranë mukoze e re. Kjo për shkak të forcës së madhe të acideve prezente në stomak dhe kush vuan nga ulcera mund ta kuptojë shumë mirë sa të dhimbshme janë këto acide, sidomos kur sulmojnë muret e stomakut.

44. Sipërfaqja e mushkërive tona është e barabartë me atë të një fushe tenisi; në fakt për të dërguar sa më lehtë oksigjenin në gjak, mushkëritë janë të pajisura me qindra bronke dhe hojëza. Këto janë të lidhura me kapilarët që çojnë oksigjenin në gjak duke marrë dyoksidin e karbonit (CO2). Sipërfaqja gjigante e mushkërive ndihmon këto veprime dhe na siguron një shkëmbim të denjë oksigjeni dhe dyoksidit të karbonit në çdo moment. Mushkëria e majtë është më e vogël se mushkëria e djathtë për t’i lënë hapësirë zëmrës.

45. Zemra e femrave rreh më shpejt se ajo e meshkujve. Shkaku duhet kërkuar në masën trupore, megjithëse është zbuluar që zemra femërore punon ndryshe nga ajo mashkullore.

46. Shkencëtarët kanë arritur të numërojnë më shumë se 500 funksione të mëlçisë. Më shumë mundësi kur dalim të shtunave dhe dehemi nuk mendojmë për mëlçinë tonë, por në qoftë se doni ta dini mëlçia është organi që punon më shumë në brendësi të trupit tonë. Mëlçia është organ aq i rëndësishëm, saqë nëse ajo fillon të dështojë së funksionuari jeta jonë vihet në rrezik.

47. Aorta, arteria kryesore që nis nga zemra jonë ka diametrin e një tubi normal. Kjo arterie është kaq e gjerë, sepse duhet të transportojë në brendësi të saj pjesën më të madhe të gjakut që do të qarkullojë në sistemin tonë.

58. Në njëri mund të jetojë pa pjesën më të madhe të organeve të tij. Trupi ynë mund të duket i dobët, por mund të mbijetojë pa stomak, pa 75 % të mëlçisë, 80 % të zorrës, dhe pa një veshkë. Me siguri s’do të ndiheshit shumë mirë, por organet e munguara nuk do t’ju sillnin vdekjen.

49. Gjëndrat mbiveshkore e ndërrojnë madhësinë gjatë jetës. Përpara lindjes këto janë të mëdha sa një veshkë, ndërsa me kalimin e kohës bëhen gjithnjë e më të vogla, deri sa bëhen vështirësisht të dukshme në moshë të madhe.

50. Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejt. Prej zemrës deri të gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8 sekonda, deri në mushkëri vetëm për 6 sekonda.

51. A e dini se stomaku ka një acid hydroklorik, lëndë gërryese e njëjtë me atë që përdorët për të trajtuar metalet në industri. Ai mund të gërryejë hekurin. Por në stomak gjithçka është perfekte. Mukusi që rrethon muret e stomakut ruan këtë lëng të mos bëhet i dëmshëm, por vetëm të shërbejë për të tretur ushqimin.

52. Megjithëse truri përbën vetëm 2 % të peshës së përgjithshme trupore të njeriut, ai kërkon 20 % të kalorive dhe oksigjenit të trupit. Për të mbajtur trurin në gjendje pune, tre arterie kryesore pompojnë oksigjen pa pushim. Sikur qoftë edhe njëra prej këtyre arterieve të dëmtohet ose mos të pompojë një herë truri fillon mosfunksionimin normal.

53. Pubertiteti ndryshon strukturën e trurit. Në e dimë se hormonet që ndodhen në trup janë të nevojshme për të stimuluar rritjen dhe të përgatisin trupin për riprodhim. Por pse adoleshenca është kaq e pakëndshme për të gjithë? Kjo pasi hormone si testosteroni, influencojnë në zhvillimin e neuroneve në tru dhe ndryshimet e bëra në strukturën e trurit shkaktojnë ndryshime të sjelljes.

54. Të gjitha lëkurat kanë katër ngjyra. Edhe lëkura e bardhë ka 3 ngjyra të tjera të fshehura. Kështu afër venave lëkura merr ngjyrë të kuqe. Po ashtu lëkura shoqërohet me pigment të verdhë në pjesë të saj. Ngjyra e fundit është e zeza dhe ndikohet nga melanina. Kjo bën që lëkura të ngjajë e zezë në pjesë të mëdha të saj. Të katërta këto ngjyra miksohen dhe krijojnë njerëzit me ngjyra të ndryshme në të gjithë globin.

55. Ashti më i madh në trupin e njeriut, ashti i femurit është i qëndrueshëm ndaj masës prej 800 kilogramë, kurse në pozitë horizontale ndaj masës prej 200 kilogramë. Eshtrat tuaja janë katër herë më të fuqishme (forta) sesa betoni. Mund të jenë më të fuqishëm se çeliku, por masa e tyre është më e vogël. Një copë ashti me gjatësi prej 5 centimetra mund ta mbajë masën e elefantit. Vajzat mund të rriten deri në moshën 20-vjeçare, kurse djemtë deri në moshën 25-vjeçare.

56. Ndoshta është më mirë që basketbollin ta luani në orët e mëngjesit, sepse trupat tanë janë mesatarisht për një centimetër më të shumë sesa në mbrëmje. Ndoshta tingëllon çuditshëm, por sipas shkencës njeriu në mëngjes, pas fjetjes është pak më i gjatë se gjatë ditës. Kjo ndodh sepse disqet kërcore ndërunazore ditën tkurrën (mblidhen), kurse natën shtrihen.

57. Muskujt e fytyrës suaj janë të rëndësishëm. Ata ju ndihmojnë ju të tregoni si e ndjeni botën përreth. Gjatë buzëqeshjes aktivizohen 12 muskuj kryesorë të fytyrës e gjatë rrudhjes së vetullave aktivizohen vetëm 11 muskuj. Muskuli më i gjatë është sartoriusi, i cili fillon prej komblikut, ndërsa përfundon nën gjurin: i gjatë është mbi 40 centimetra. Muskuli më i shpejtë është muskuli ngritës i qerpikëve.

58. Ju merrni frymë më shumë se 20.000 herë në ditë! Për një muaj qimja e flokut rritet 1 centimetër, për një vit 13 centimetër. Po të mos qetheshin flokët gjatë gjithë jetës ata do të ishin të gjatë 10 metra.

59. Truri juaj ndalet së rrituri në moshën 15-vjeçare. Por të mësuarit nuk ndalet kurrë, prandaj mësoni sa të mundeni. Qelizat nervorë të trurit tuaj gjatë gjithë jetës formojnë lidhje të reja. Impulset nga nervat në drejtim të trurit dhe anasjelltas udhëtojnë me një shpejtësi prej 380 km/h. Truri juaj shfrytëzon aq shumë fuqi (energji) sa edhe një llampë elektrike e fuqisë prej 10 ëat.

60. Ekzistojnë rreth 6 000 sëmundje gjenetikë dhe nga këto vetëm për një pjesë shumë të vogël shkencëtarët kanë idenë se si t’i kurojnë. Shpresohet që me deshifrimin e materialit gjenetik të arrihet të kuptohen më mirë sëmundjet, mekanizmat e tyre dhe mundësisht të gjendet një kurim.

61. Kolesteroli
Nivelet e kolesterolit në trupin e njeriut ndryshojnë me stinët. Është ky rezultati i arritur nga një kërkim i kryer nga Universiteti i Masacusetit mbi 517 persona të shëndetshëm. Doli si përfundim që nivelet e kolesterolit ishin më të mëdha në vjeshtë dhe në dimër, dhe më të ulëta në pranverë dhe verë. Nuk dihet mirë se cilët janë mekanizmat që çojnë në këtë rezultat. Matjet tregonin që vlerat më të mëdha për meshkujt mbërrijnë në dhjetor, kurse për femrat në janar. Vlerat e regjistruara tregonin një rritje rreth 3.9 mg/dL tek meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL tek femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL). Disa nga këto ndryshime mund të përshkruheshin me variacionet që pëson plazma në stinët e ndryshme. U gjet edhe që nuk kishte lidhje me dietën që përdoret në stinët e ndryshme.

62. Zemra jonë është pompa më e përpikte në botë. Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak. Për një ditë zemra shtie në qarkullim 19 mijë litra gjak. Për 60 vjet qarkullojnë 480 milionë litra gjak. Kjo pompë tejet e përsosur me vetëlëvizës speciale peshon mesatarisht 230 gramë te femrat, ndërsa 280 gramë te meshkujt.

63. Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësi e qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve në gjithësi. Për 11 sekonda, 25 miliardë kamionë mbartës të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domosdoshme (rruazat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut. Jeta e rruazave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me përballim mund të jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtërihet për çdo 2 muaj, pra 200 miliardë rruaza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë.

64. Gjatë ecurisë së frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milionë zgavra në mushkëritë tona. Sipërfaqja e zgavrave (kanaleve) është 150 m².

65. Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi muskulor më veprues gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret (kontrakton) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës apo 670 milionë herë për 70 vjet jetë.

66. Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet prej 100 miliardë qelizash të përhimëta, e barabartë me një fuqi të mbi 10 mijë programeve kompjuterike në veprim të përhershëm. Sipërfaqja e këtyre kompjuterëve është 250 mijë km² (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojiten pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.

67. Ciklonet dhe anticiklonet rrallëherë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë teshtitjes arrin shpejtësinë 390 km në orë.

68. Tretja e ushqimit realizohet në të gjitha hallkat e organeve të aparatit tretës. Duhet të kalojnë së paku 12 orë që trupi ta tretë ushqimin.

69. Një person normal qesh rreth 15 herë gjatë ditës. Gjatë realizimit të së qeshurës në fytyrën e njeriut aktivizohen mbi 13 muskuj.

70. Faktin që temperatura e ulët redukton nevojshmërinë e të gjithë organeve për oksigjen është provuar edhe nga kirurgjia e trapiantove. Në fakt, ortopedikët e specializuar në zëvendësimin e pjesëve të arteries rekomandojnë që pjesët zëvendësuese duhet të vijnë të konservuara – pas një pastrimi rrënjësor – në një thes plastik të mbushur me akull dhe i mbyllur hermetikisht. Kështu pjesët e zëvendësuara të arteries funksionojnë pas 6-12 orë pas operacionit.
71. Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79-vjeçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Rreth 2,5 miliardë herë.

72. Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë është i njeriut nuk është më i vjetër se 20 vjet-sepse eshtrat përtërihen rregullisht.

73. Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se si brenda një ore pas konsumimit të ujit të pastër, harxhimi metabolik i energjisë rritet për 24%, ndërsa kjo nuk ndodh nëse pihet sasi e njëjtë e tretësirës fiziologjike. Sipas një teorie, mendohet se organizmi harxhon energji për ta bërë temperaturën e ujit të pirë të ngjashme me temperaturën trupore. Megjithatë edhe pas eksperimenteve me ujë të ngrohur në temperaturë 37°C (sa është edhe temperatura trupore), janë arritur rezultate të ngjashme në harxhimin e energjisë. Kështu që mendohet se flitet për ndonjë proces të komplikuar fiziologjik. Studimet kanë treguar se rritja e harxhimit energjik pas konsumimit të ujit, te meshkujt pasohet me harxhimin e yndyrave, ndërsa organizmi i femrave i shfrytëzon më shumë karbohidratet.

74. Një studim i realizuar së fundmi nga shkencëtarët amerikanë, ka treguar se fëmijët të cilët jetojnë në vende ku ka drunj do të sëmuren më pak nga astma. Shkencëtarët nga Universiteti Columbia në Neë York, kanë llogaritur se nëse në një sipërfaqe prej një kilometër katrorë ka 343 drunj, atëherë rreziku i fëmijëve (të moshave ndërmjet katër dhe pesë vjet) për të fituar astmën, është më i vogël për 25%. Sipas këtij mendimi, drunjtë ndikojnë pozitivisht në kualitetin e ajrit dhe njëkohësisht i nxisin fëmijët për aktivitet fizik.

85. Shkencëtarët koreanë kanë llogaritur ndikimin e të ecurit prej 40 minutash në shtypjen e gjakut, në një studim në të cilin kanë marrë pjesë 23 meshkuj me shtypje të rritur të gjakut. Rezultatet kanë treguar se shtypja e gjakut është zvogëluar si rezultat i ecjes, ndërsa nga ky ndikim pozitiv i ecjes është rekomanduar që të ecet së paku një orë brenda ditës. Ky zbulim mund t’u ndihmojë në veçanti personave të cilët për shkak të llojit të punës nuk mund të ushtrojnë, por vazhdimisht nguten për të arritur nga një takim në tjetrin.

84. Temperatura e trupit të njeriut është më e ulët në momentin kur në çohemi në mëngjes, krahasuar me temperaturën që organizmi tregon në mbrëmje. Temperatura 37 gradë celsius në orën 7 të mëngjesit mund të tregojë ethe, ndërsa në orën 5 të mbasdites mund të jetë normale. Për arsye po të ritmit të trupit është zbuluar se organizmi i njeriut është më i predispozuar për të pësuar atak kardiak në orët e para të mëngjesit. Dhe kjo gjendje është gati 2 herë më e rrezikshme se sa në kohë të tjera të ditës.

85. Po ashtu lindjet e fëmijëve janë më të shpeshta në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, edhe kjo për arsye të ecurisë të ritmit që ndjek organizmi.

86. Por ritmi i organizmit shfaq edhe ndryshimet që ndodhin në sferën psikike, çka mund të pasohet edhe me dëmtime nëse ndodhin çrregullime. Për shkak të këtyre çrregullimeve një pjesë e vetëvrasjeve kryhen në orët e para të mëngjesit. Po për këtë arsye edhe recetat mjekësore të dhëna nga mjekët zbatojnë një orar të caktuar. Sipas rasteve më të shpeshta mjekimet merren zakonisht në mëngjes dhe në darkë. Për shembull aspirina dhe antihistamina do të jepnin një efekt më të plotë nëse do të merreshin në mëngjes. Por disa tipa mjekimesh, për shembull kimioterapia ndaj kancerit, mund të jetë më e efektshme nëse do të administrohej gjatë natës.

87. Njerëzit, zakonisht, pëlqejnë seksin gjatë natës, pikërisht para kohës së gjumit, krahasuar me çaste të tjera gjatë ditës. Nëse ne do të jetonim në errësirë të plotë, në do të ndiqnim një cikël të tillë në ditë-natë që do t’i kalonte 25-orët. “Ora gjenetike” kontrollon temperaturën e trupit, sekretimin e hormoneve dhe shumë aktivitete të tjera të nivelit qelizor.

88. Acidi laktik dhe qumështi i gjirit prodhohet nga gjëndrat e gjirit, gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes fëmija ushqehet me qumësht gjiri. Por ky funksion i njihet vetëm gjirit të femrës. Edhe pse meshkujt e kanë indin, muskulin, për të prodhuar qumësht, kjo realisht nuk ndodh. Ky organ te mashkulli e ka humbur funksionin e tij.

89. Njeriu për të përpunuar, copëtuar, ushqimin kalon në një sërë etapash. Për këtë përdoren dhëmbët prerës, dhëmballët dhe sekrecionet e pështymës. Por me kalimin e adoleshencës te njeriu fillojnë të dalin dhëmbët shtesë të njohur si dhëmballët e pjekurisë. Në ditët e sotme vetëm 5 për qind e popullsisë ka dhëmballë të shëndetshëm pjekurie, pasi pjesa më e madhe e njerëzve kalojnë shqetësime prej tyre dhe shpesh herë kryejnë ndërhyrje kirurgjikale duke i hequr.

90. Gati 1 për qind e popullsisë së botës ka të shfaqur një kockë apo brinjë të vogël në pjesën e qafës. Kjo brinjë mund të shkaktojë probleme me nervat dhe arteriet që përshkojnë atë pjesë të trupit. Kjo kockë mendohet ët jetë mbetje nga epoka e zvarranikëve.

91. Qepalla e tretë është një flegër, cipë e hollë dhe e vogël, në pjesën e brendshme të cepit të syrit e cila gjendet akoma te njeriu. Te zogjtë kjo pjesë kryen funksion mbrojtës gjatë fluturimit për të pastruar sytë dhe shmangur ngacmuesit.

92. Një muskul i vogël gjendet te shpatulla e disa njerëzve. Ai e ka fillesën në shpatull dhe vazhdon deri te brinja e parë në afërsi të klavikulës. Ky muskul do të ishte i nevojshëm nëse njeriu do të përdorte të katër gjymtyrët për të ecur. Disa njerëz kanë një muskul të tillë, disa nuk e kanë, ndërsa disa të tjerë kanë dy të tillë. Ndërsa muskuli i dorës është një muskul i gjatë i cili fillon që nga bërryli dhe vazhdon deri te kyçi i dorës e në pëllëmbë. Ai mendohet të këtë qenë i nevojshëm për të mundësuar ngjitjen dhe kacavarjen nëpër pemë. Rreth 11 për qind e popullsisë nuk e kanë një muskul të tillë.

93. Edhe qimet e trupit radhiten ndër pjesët e trupit të cilat kanë humbur funksionin e tyre. Qerpikët janë ato që e ruajnë akoma funksionin e tyre mbrojtës të syve, po ashtu i japin hijeshi fytyrës. Këtë funksion e ruajnë edhe flokët. Por trupi i njeriut është i mbuluar më qime të cilat nuk kanë ndonjë funksion apo qëllim të caktuar.

94. E ngjethura në lëkurë është një muskul i cili lejon dhe stimulon të ngjethurat në lëkurë gjendet edhe te kafshët. Ai shërben për të fryrë dhe mbushur gëzofin e tyre gjatë të ftohtit për t’i mbajtur ngrohtë, ose për t’u mbrojtur nga grabitqarët te disa kafshë të tjera. Edhe te qenia njerëzore ky muskul shkakton të ashtuquajturat të ngjethura në trup.

95. Brinja e trembëdhjetë, shimpanzetë dhe gorillat e kanë. Por vetëm 6 për qind e njerëzve kanë një brinjë të tepërt.

96. Apendisiti është pjesë e aparatit tretës. Tek njeriu i hershëm kryente funksionin e vazhdimit të tretjes së ushqimit. Te njeriu i sotëm apendisiti e ka humbur këtë funksion, duke qenë mbeturinë e aparatit tretës. Pjesa më e madhe e popullsisë e kanë hequr atë pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

97. Konsumimi i pemëve dhe i perimeve ndihmon trupin e njeriut për të krijuar aspirinën e vet. Një hulumtim ka treguar që trupi ynë nga acidet e pemëve dhe perimeve krijon acidin salicik, komponent kyç i cili aspirinës i jep vetitë antinflamatore kundër dhimbjeve.

98. Ashtu si dhe shenjat e gishtave, edhe gjurma e gjuhës është e ndryshme te secili njeri. Për shkak të veçantisë së formës dhe teksturës fiziologjike të çdo gjuhe, ajo është e dobishme gjatë vërtetimit të identitetit.

99. Deri disa vjet më parë, besohej se ëndërrohej vetëm gjatë fazës së gjumit të ashtuquajtur REM. Por disa hulumtime thonë se ëndërrojmë edhe gjatë gjumit jo-REM (NREM). Gjumi REM është faza më e afërt nga zgjimi, ndaj jemi më të prirur që të kujtojmë më kollaj ëndrrat e para gjatë fazës REM sesa ato që shohim gjatë fazës NREM. Çdo faze të gjumit i korrespondojnë edhe ëndrra të ndryshme. Gjatë gjumit REM, për shembull, njerëzit zakonisht raportojnë se kanë ndërvepruar me 2-3 personazhe, zakonisht njerëz që i njohin në jetën reale. Ndërsa faza NREM mund të përfshijë më tepër personazhe edhe të panjohur, njësoj si në një film. 0 për qind e ëndrrave janë me ngjyra, por një përqindje e vogël njerëzish thonë se ata ëndërrojnë bardhë e zi.

100. Skeleti është një mrekulli inxhinierike i cili është i përbërë me bashkimin e 206 pjesëve të ndryshme të eshtrave. Trupi i njeriut në saje të këtyre pjesëve të nyjëzuara me njëra tjetrën posedon një aftësi të jashtëzakonshme të lëvizjes. Eshtrat janë jashtëzakonisht të forta dhe në gjendje që të përdoren me lehtësi, edhe në vendet ku eshtrat nyjëzohen njëra me tjetrën vërehen argumentet e krijimit, sipërfaqet e fërkimit të nyjave janë të mbuluara me një shtresë kërcore të hollë dhe pupore dhe në këtë shtresë gjendet një lëng i rrëshqitshëm, nëse ashti e shtyp atë në ndonjë vend, ky lëng nga puporet del jashtë dhe e mundëson sipërfaqen e nyjes të rrëshqasë si vaj. Njeriu në saje të këtij ndërtimi të përsosur lëvizjet e tij i realizon me gjithëdije dhe shpejtësi të madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme