20 gjërat që (nuk) duhet të bëni në Shqipëri

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 23:04 | Nga

1. Përpiquni të mësoni disa fjalë në shqip para se të udhëtoni: të paktën “si je” apo “faleminderit” . Në disa zona në Shqipëri, njerëzit mund të mos dinë asnjë fjalë në gjuhë të huaj

2. Mos udhëtoni me autostop. Merrni një autobus, ose një furgon dhe udhëtoni me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk i dihet se cili është shoferi nëse bëni autostop. Shqipëria është vend i sigurt, por gjithsesi është një paralajmërim për sigurinë tuaj

3. Mos u çudisni nëse në autobus apo në furgon, këndohet apo flitet më zë të lartë. Përgjithësisht shqiptarët janë njerëz të zhurmshëm

4. Mos u trembni nëse dikush ju bën pyetje të shumta gjatë udhëtimit dhe tregon kuriozitet për ju. Thjesht shqiptarët duan muhabet, për të shtyrë rrugën

5. Mos blini asgjë pa pyetur për çmimin. Sigurohuni që të pyesni për çmimin, pastaj paguani. Mos këmbëngulni për faturë, se jo gjithnjë mund t’jua japin. Sigurohuni të keni lekë me vete, dhe jo monedha të huaja.

6. Nëse shihni shqiptarë që flasin me zë të lartë, mos mendoni se po zihen. Thjesht po flasin për çështje të rëndësishme, si psh për politikë. Asnjëherë mos u përzieni me biseda politike, pasi nuk i dihet militantin e cilës parti keni përballë. Për politikë shqiptarët nxehen shpejt

20 gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni në Shqipëri

7. Mos u përpiqni të përktheni disa shprehje shqiptare, veçanërisht sharjet,… asnjëherë nuk keni për t’i kuptuar

8. Mos insistoni nëse dikush ofron të paguajë kafen për ju. Shqiptarët ndonjëherë zihen për të paguar. Sigurisht kur llogaria është e vogël.

9. Me mirësjellje i thoni jo, nëse dikush tenton t’ju shesë më shumë gjëra nga çfarë dëshironi të blini.

10. Mos refuzoni dhuratat që ju japin shqiptarët, qofshin dhe të vogla. Përndryshe mund të ofendohen

11. Mos porosisni mish në bregdet dhe peshk në mal. Mënyra më e mirë është të pyesni cili është specialiteti juaj. Më mirë të merrni atë gjë që ju sugjerojnë.

20 gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni në Shqipëri

12. Mos hezitoni të tokni duart me shqiptarët. Nëse jua zgjasin dorën, shtrëngojani fort. Ata e quajnë respekt

13. Mos u çudisni nëse shqiptarët puthen në faqe me njeri tjetrin. Është mënyra si takohen miqtë dhe të afërmit, qofshin meshkuj apo femra.

14. Mos u largo nga Shqipëria pa provuar byrek, ushqimi më i lirë dhe më i shijshëm që mund të hani. E gjeni në cdo cep. Dhe një gotë ‘Raki’, gjithashtu ju ngroh stomakun, ju largon gripin dhe ju ngordh mikrobet.

15. Nëse keni lënë një takim me shqiptar, qetësohuni nëse vonohet të paktën 10 minuta. S’para jemi mire me orarin.

16. Nëse një shqiptar ju ofron një kafe, të jeni të bindur se kjo është shenjë respekti, dhe s’ka asnjë qëllim tjetër. Kafja është produkti më i shitshëm në Shqipëri. Shqiptarët pinë të paktën 2 kafe në ditë.

17. Nëse prenotoni një hotel me 5 yje, mos prisni të jetë vertet me 5. Diçka do mungojë, pasi kultura e akomodimit është ende në proces, duke u përmirësuar çdo ditë.

18. Për të organizuar turet tuaja, mos flisni me guida private, ose me njerëz të çfarëdoshëm, por flisni me agjenci. Kjo për t’u siguruar që në rast se diçka shkon keq, të keni ku të ankoheni

19. Mos u ankoni, mos debatoni dhe as mos tentoni të tregoni forcën me shqiptarët. Jemi popull që nxehemi shpejt. Tregoni respekt dhe do merrni si shpërblim gjithë shpirtin e shqiptarëve. Nëse je mik në shtëpinë e një shqiptari, ta dini se do japë gjithçka për mikun, do shtroje gjërat më të mira që ka, madje mund të marrë dhe borxh të komshiu vetëm që të dilni të kënaqur nga dera e tij. Ajo çfarë kërkon në këmbim është një ‘faleminderit’, ose fjalë të mira tek të tjerët për mikpritjen e tij.

20 gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni në Shqipëri

20. Shijoje çdo minutë të udhëtimit tënd në Shqipëri. Shqiptarët e duan jetën dhe argëtohen pa masë, qoftë edhe me pak para. Ji spontan, pa axhendë. Do zbuloni njerëz me zemër të madhe, dhe do provoni gjëra që s’i keni përjetuar askund. Të mos përmendim vlerat unike që na ka falur zoti, natyrën e mrekullueshme, detin, ushqimin… Bëhu shqiptar për ca ditë… (Visit Tirana )

Të ngjashme