5-vjeçari i pari shqiptar që pranohet në organizatën e gjenive (Video)

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 16:09 | Nga

Të gjithë jemi njohur me Dionis Senjon në sezonin e parë të emisionit “Tu Si que Vales” në Vizion Plus kur ishte vetëm tre vjeç!

Ajo çfarë ai dinte të bënte ishte e pabesueshme, por vitet kalojnë dhe tani në moshën 5-vjeçar Dionisi mund të quhet një gjeni pa frikë ! Ka qenë ai vetë që ka ndarë këtë lajm me të gjithë në duke postuar logon e Mensas organizata ndërkombëtare e gjenive krijuar ne vitin 1946 ne Oxford, krah të cilës shkruan në anglisht: Jam Pranuar!

Para pak ditësh djali i është nënshtruar testit IQ tek një qendër e certifikuar dhe rezultat ishin mahnitëse duke kapur shifrën 99.9!

Dioni ka treguar interes për librat, shkencën, natyrën e historinë pa mbushur 12 muaj dhe në moshën 3-vjeçar ai kishte mësuar hartën memece të botës, çdo kryeqytet, flamuj, lumenj, male, dete, monedha, të gjitha elementet periodike, anatominë njerëzore, të gjitha llojet e dinozaurëve numrat greke deri në një miliard. Në këtë moshë i njihte të gjithë planetet, shumë yje dhe galaktika.

Ky gjeni nuk mund të ndalet, ndaj i urojmë majat e suksesit 5-vjeçarit nga Tirana.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme