9 gjërat që do të ndodhin në të ardhmen e afërt

Prishtinë | 12 Gus 2018 | 19:28 | Nga

Jeta po ndryshon. Teknologji të reja, pajisje të reja dhe produkte të reja vijnë me shpejtësi në jetën tonë. Ajo që ishte e padëgjuar për gjeneratat e mëparshme nuk është asgjë e pazakontë për ne dhe ky transformim ndodh çdo ditë. BusinessMag zgjodhi disa artikuj që po bëhen pjesë të jetës sonë në mënyrë të paevitueshme.

1. Roboti-njeri

Për momentin mund të jetë sci-fi, por kurrë mos thoni kurrë! Kush e di? Ne mund të shohim një tru njerëzor të lidhur me një kompjuter më shpejt sesa mendojmë.

2. Hyperloop

Hyperloop është një sistem transporti super-i shpejtë me një shpejtësi prej 760 mph.

3. Udhëtimi në Mars

Edhe pse mund të tingëllojë si fantazi, duket se kjo ditë është shumë më afër sesa ne mendojmë.

4. Automjete me vetë-ngarje

Shumë prodhues të makinave po punojnë në makinat self-driving. Shumë shpejt ne nuk do të duhet të shqetësohemi për zgjedhjen e një shoferi.

5. Robotët për punët e shtëpisë

Kjo është ëndrra e të gjithëve. Është mirë që të keni një pjatalarëse në shtëpi, por a nuk do të ishte e mrekullueshme të kishit dikë (ose diçka) që mund t’ju ndihmonte me punët e shtëpisë?

6. Internet për të gjithë

Jo më shqetësime për fjalëkalimet Wi-Fi apo internetin e ngadaltë! Ju do të aksesoni një lidhje interneti tepër të shpejtë kudo që të jeni. Elon Musk dhe Richard Branson po planifikojnë të mbulojnë të gjithë planetin.

7. Drone për shpërndarje

Gjithnjë e më shumë njerëz po bëjnë pazar online dhe përdorimi i dronëve mund të jetë një metodë e lirë dhe e besueshme për shpërndarjen. A do të duhet gjithashtu të shpiket një semafor për të shmangur rrëzimet?

8. Protezat

Shumë shpejt ne mund të shohim njerëz me gjymtyrë të avancuara proteze me shtresa të ndryshme dhe “lëkurë” aq të ndjeshme sa mund të “ndjejë” prekjen ose temperaturën.

9. Trupi i njeriut

Charles Darwin parashikoi se trupi ynë do të ndryshojë me kalimin e kohës. Megjithëse ai kryesisht i referohej pjesëve të trupit, për të cilat njerëzit nuk kanë nevojë më, duke i përshkruar ato si “të padobishme ose pothuajse të padobishme”. Nëse disa pjesë zhduken, ndoshta do të shfaqen edhe të tjera. Një ditë trupat tanë mund të zhvillojnë veçori shtesë që do të na lejojnë të fluturojmë si zogj, të vrapojmë si gatopardë dhe të notojmë si rosat. Mos harroni – kurrë mos thoni kurrë!

Të ngjashme