9 shenja që ju jeni të suksesshëm, edhe pse nuk ndjeheni kështu

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 23:20 | Nga

1. Ju nuk jeni më qendra e universit

Ne të gjithë njohim njerëz “të suksesshëm”, të cilët veprojnë sikur ata janë qendra e universit. Kjo është bota e tyre dhe pjesa tjetër e jona, vetëm jetojnë në të. Ky nuk është sukses. Suksesi i vërtetë kërkon aftësinë për të patur ndjeshmëri – të kuptosh se ndjenjat dhe ëndrrat e njerëzve të tjerë janë po aq të rëndësishme sa tonat, dhe ne nuk mund të kemi sukses pa to.

2. Ju ruani pozitivitetin

Shpresa dhe optimizmi janë komponentet thelbësore të një jete të lumtur. Nëse ju zhyteni në gjërat që shkojnë keq, bëheni të hidhur dhe të mëritur. Kur kjo ndodh, ju dështoni – pavarësisht se çfarë mund të keni arritur. Suksesi i vërtetë do të thotë që gjithmonë të shohësh anën e ndritshme të gjërave, dhe të besosh se e ke  fuqinë për të nxjerë më të mirën, edhe nga situatat më të këqia.

3. Ju e dini se dështimi nuk është përgjithmonë

Ju keni mësuar se njerëzit e vetëm që nuk dështojnë kurrë, janë ata që nuk përpiqen kurrë. Kur dështoni, ju nuk supozoni automatikisht se jeni një dështim. Në vend të kësaj, ju përqafoni çdo dështim si një mundësi për të mësuar diçka – dhe pastaj ecni përpara. Dijeni që nuk do të përjetoni asnjëherë suksesin e vërtetë, sa kohë që nuk mësoni të përqafoni dështimin. Gabimet tuaja shtrojnë rrugën e suksesit, duke ju zbuluar se kur jeni në rrugë të gabuar. Përparimet më të mëdha zakonisht bëhen kur ndiheni më të frustruar dhe si të ngecur. Është zhgënjimi që ju detyron të mendoni ndryshe, të shihni “jashtë kutisë” për zgjidhjen që ju ka shpëtuar.

4. Ju i mbani gjërat në perspektivë

Ndonjëherë ndodhin gjëra të këqija. Kjo është pjesë e jetës. Për shumicën prej nesh, megjithatë, dita jonë më e keqe, do t’i dukej si relaks, dikujt që ka probleme reale – si për shembull të mos kesh mjaftueshëm për të ngrënë, ose të përpiqesh t’i mbijetosh një lufte civile. Të harrosh çelësat në makinë – apo edhe të të injorojnë gjatë një ngritje në detyrë – nuk janë gjëra aq të këqia, nëse ju mësoni se si të zhvilloni perspektivën. Nëse ju keni zotëruar aftësinë për të ruajtur perspektivën mbi problemet tuaja, shënojeni si një sukses të madh.

5. Ju kërkoni ndihmë kur keni nevojë

Duke refuzuar të kërkoni ndihmë, pavarësisht se sa po luftoni, kjo është një shenjë e papjekurisë emocionale. Nëse kërkoni ndihmë, kjo do të thotë që ju nuk ndjeni sikur keni diçka për të provuar duke qenë i përsosur. Tregon se nuk keni frikë se mos njerëzit zbulojnë dobësitë tuaja dhe ju e kuptoni se askush nuk ka sukses i vetëm.

6. Ju e kuptoni se jeta nuk është një lojë me shumën zero

Nuk është as “e pe – e pashë”. Vetëm për shkak se dikush tjetër arrin një sukses të madh, kjo nuk do të thotë që ju pësoni një humbje në përmasë të njëjtë. Ju thjesht nuk keni fituar në atë kohë të veçantë. Një shenjë e sigurt e suksesit është aftësia për të festuar arritjet e të tjerëve me entuziasëm të sinqertë.

7. Ju mund të dalloni ndryshimin mes dramës dhe eksitimit

Kujtoni ditët kur marrëdhëniet e qëndrueshme ishin të mërzitshme, dhe ju lodheshit shpejt nga cilido që ju trajtonte si duhej? Nëse kjo lloj “drame” është një gjë e së kaluarës, urime. Nëse preferoni stabilitetin dhe thellësinë e dramës, ju jeni duke pasur sukses.

8. Ju nuk ju bëhet më vonë, se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë

Ju vetëm shqetësoheni për atë që mendojnë të tjerët, kur ende ndjeheni sikur keni diçka për të provuar. Në anën tjetër, ju e dini se ju ia keni dalë, atëherë kur nuk merakoseni më për këtë gjë – kur jeni të vërtetë me veten dhe me parimet tuaja, dhe të kënaqur me jetën tuaj. Ju e dini se ia keni dalë, kur e kuptoni se mendimet e njerëzve të tjerë janë vetëm kaq – mendime. Ata nuk kanë efekt mbi realitetin. Ata nuk do të ndryshojë kush apo çfarë jeni.

9. Ju pranoni atë që nuk mund ta ndryshoni, dhe e ndryshoni atë që mundeni

Ka një dallim mes pesimizmit dhe praktikalitetit. Nëse ka një stuhi që po vjen në drejtimin tuaj, nuk ka asgjë që mund të bëni për ta ndaluar atë. Por sapo ju të pranoni se uragani po vjen, mund të filloni duke punuar për të zbutur efektet e tij. Nëse kompania juaj zvogëlohet dhe ju pushoheni nga puna, çdo moment që kaloni në mohim, vetëm sa vonon çdo gjë që është duke pritur në horizont. Ju jeni në gjendje të lëvizni vetëm kur të filloni të eksploroni tuaja dhe duke bërë plane për të ndryshuar atë që ju mund të ndryshoni. Marrja e përgjegjësisë për të ndryshuar gjërat që nuk ju pëlqejnë në lidhje me jetën tuaj, është një nga treguesit më të mëdhenj të suksesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme