Aeroporti i Frankfurtit monitoron cilësinë e ajrit me bletë (Video)

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 22:20 | Nga

Bletët janë aktorët kryesorë që mundësojnë ekzistencën e bimëve duke ndihmuar kështu në lulëzimin e 30 % të kulturave tona dhe 90 % të bimësisë së egër. Këto fakte në vetvete janë impresionuese, por këto gjallesa të vogla mund të jenë shumë më të rëndësishme se sa mund ta imagjinojmë!

Jemi të sigurt se të gjithë jemi të vetëdijshëm se niveli i ndotjes në të gjithë botën është shumë i lartë nga ç’duhej të ishte dhe vazhdon të rritet për shkak të nivelit të lartë të gazit që çlirohet në atmosferë çdo ditë.

Tashmë, me ndihmën e bletëve ne kemi mundësi të përdorim vetë natyrën për të zbuluar se si ne po ndikojmë në cilësinë e ajrit që na rrethon.

Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani dhe disa aeroport të tjerë në të gjithë vendin, po përdorin bletët për të monitoruar se si pajisjet e tyre të ndryshme në cilësinë e ajrit përreth tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme