Amazon shiti 4.2 miliardë dollarë brenda një dite

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 19:55 | Nga

Blerësit shpenzuan 4.2 miliardë dollarë gjatë Prime Day të Amazon.com Inc. të nisur ditën e Hënë, duke u rritur me 33% nga një vit më parë, sipas vlerësimeve të analistit Michael Pachter pranë Wedbush Securities Inc.

Pachter e bazoi vlerësimin e tij mbi informacionin që kompania kishte nxjerrë, duke përfshirë edhe faktin që ajo ka pasur më shumë se 100 milionë produkte për të dërguar dhe se bizneset e vogla dhe të mesme shitën më shumë se 1 miliardë dollarë mallra gjatë 24 orëve të para që nga dita e Hënë. Dyqani i Amazon përmban produkte të vetat si dhe mbi 2 milionë tregtarë të pavarur, të cilët i paguajnë komisione Amazon dhe tarifa për ruajtjen, shpërndarjen dhe shitjen në platformë.

Kategoritë me rritje më të shpejtë ishin produktet e kafshëve shtëpiake, mallrat sportive, produktet ushqimore dhe kozmetike, gjë që tregon se Prime Day nuk kufizohet vetëm në produktet elektronike.

Shitësit e pavarur të Amazon gjithashtu patën një ditë të mirë. Shitjet e tyre u rritën me 28% gjatë 30 orëve të para të Prime Day krahasuar me vitin e kaluar, e cila zgjati vetëm 30 orë, sipas Skubana, një kompani softuerike e-commerce që grumbulloi të dhëna nga qindra konsumatorë që shesin në Amazon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme