Apple nuk mund ta ndalojë kompaninë “Steve Jobs”

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 22:58 | Nga

Pas shumë betejave ligjore, vëllezërit Vincenzo dhe Giacomo Barbato ja kanë dalë të fitojnë betejën kundër Apple, duke fituar dhe të drejtën për ta quajtur kompaninë e tyre “Steve Jobs”.

Debati filloi në vitin 2012, kur dy vëllezërit vunë re se Apple nuk e kishte pëdorur askund emrin e Jobs. Dyshja ishte në fillimet e një procesi për të krijuar një kompani me veshje dhe aksesorë dhe vendosën që “Steve Jobs” do të ishte emri perfekt për markën e tyre.

Apple, siç pritej, i paditi vëllezërit për emrin e markës. Por sipas burimeve të ndryshme flitet se gjigandi ka humbur në gjykatë përballë vëllezërve duke mos e mbrojtur logon Steve Jobs.

Dyshja është e vendosur të vazhdojë të punojë me produktet nën markën ‘Steve Jobs’, duke përfshirë çanta, bluza, xhinse dhe aksesorë të tjerë të modës. Në një intervistë me Business Insider Italia, vëllezërit përmendin se qëllimi i markës Steve Jobs është që me kalimin e kohës të tregtojë pajisje elektronike, pra një ditë, mund të jetë një telefon “Steve Jobs” që konkurron në markën Apple të krijuar nga vetë Jobs.

Image result for steve jobs italian clothes

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme