Besimi që adhuron gruan

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 11:04 | Nga

Për disa shekuj me radhë Dao Mau apo adhurimi i Perëndeshës Nënë ka qenë burim i forcës, inspirim dhe frymëzim për shumë kë në Vietnam – sidomos për familjet e shtresës punëtore.

Me kalimin e viteve, ky besim është zbehur, por praktikat e saj së fundmi janë rigjallëruar pas përfshirjes në listën e trashëgimive të paprekshme kulturore të UNESCO-s më 2016.

Në Hanoi, udhëtarët mund ta përjetojnë njërën atë të këtij rituali fetar në katër pallate, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Performanca magjepsëse në teatrin Cong Nhan e portretizon praktikën pothuajse në ekstazë të hau dongut, ritual ky që e mishëron pushtimin e shpirtit.

“Adhurimi i Perëndeshës Nënë është një besim popullor në Vietnam. Daton prej shumë kohësh”, thotë Nguyen Ngoc Mai, shef i studimeve fetare në Akademinë e Vietnamit për Shkenca Shoqërore.

“Vietnami është një vend bujqësor, prandaj adhurimi i perëndeshave bujqësore është sidomos i përhapur. Para (përfshirjes në UNESCO), audiencën e përbënin kryesisht bujqit ose afaristët. Audienca e sotme përshin çdo shtresë, prej shërbyesve civilë deri te zyrtarët e nivelit të lartë”.

Ç’është adhurimi i Perëndeshës Nënë?

I përkushtuar ndaj hyjnive femërore, adhurimi i Perëndeshës Nënë ka nisur qysh prej shekullit 16, si një alternativë ndaj konfucianizmit.

“Prej grave kryesisht pritet të luajnë rol më pasiv, të nënshtruar dhe të dobishëm (në konfucianizëm)”, thotë Nguyen. “Ato nuk respektohen si duhet dhe duhet të mbështeten te burrat. Njerëzve u duhej një simbol, kështu që e shpikën perëndeshën nënë ‘Lieu Hanh’” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme