Besimtarët apo ateistët jetojnë më gjatë, sipas shkencës

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes jetëgjatësisë dhe besimit fetar. Personat që shkojnë në Kishë apo Xhami duket se jetojnë rreth 4 vite me shumë se ateistët, të paktën sipas një analize që iu është bërë  1000 lajmërimeve për vdekje të shpërndara në të gjithë Amerikën.

Shkencëtarët thonë se kjo lidhje ekziston për disa arsye: E para sepse besimtarët zakonisht angazhohen në aktivitete sociale gjatë gjithë jetës së tyre – një faktor ky që lidhjet me jetëgjatësinë. Përveç socializmit, elemente të tjera të besimit fetar, si konsumimi i ulët i alkoolit, mund të kontribuojnë.

“Ka akoma më shumë përfitime të besimit fetar, të cilat nuk mund të shpjegohen”, thotë autorja kryesore e studimit, Laura Wallace, e cila vazhdon studimet për doktoraturë tek Universiteti Shtetëror i Ohajos.

Ndërsa dr. Baldwin Way, profesor i asociuar i psikologjisë tek Universiteti Shtetëror i Ohajos dhe bashkautor i këtij studimit tregon se edhe pse këto gjetje mund të duken si gjepura për ateistët, ka një lidhje që nuk mund ta injorojmë.

“Studimi siguron të dhëna bindëse që ka një lidhje mes besimit fetar dhe sa gjatë jeton një person”, thotë ai.

Të ngjashme