Çfarë shtëpie mund të blini me 300,000 dollarë

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 12:14 | Nga

Është fakt se me 300,000 dollarë mund të blini shtëpi të mirë kudo në botë, e veçanërisht në Amerikë. Por, varësisht nga shteti në të cilin jetoni, shtëpia juaj mund të vijë edhe me shtatë ari pyll, pishinë me peizazh të mirë dhe kuzhinë e cila do ta bënte Ina Garten t’i bie të fikët.

Pra, le të bëjmë një “udhëtim” të shkurtër dhe të shohim se çfarë shtëpi mund të blini në shtete të SHBA-së me 300,000 dollarë.

Alabama

 Përshëndetje adhurues të golfit. Kjo shtëpi gjendet në Florence dhe vetëm ju mund ta dini a ia vlen barra qiranë apo jo.

Alabama

Alaska

Pranojeni: Gjithmonë keni dashur të jetoni në një shtëpi të drurit… Veç kësaj, kjo shtëpi ka edhe një xhakuzi në kopshtin pas shtëpisë.

alaska

Arizona

Kush ka nevojë për një “pallat” luksoz? Mjafton ta blini këtë shtëpi në Tuskon dhe në plotë kuptimin e fjalës asnjëherë nuk do të dilni nga pishina.

Arizona

Koloardo

Përshëndeteni kabinën e vogël nga truri në Manitou Springs dhe shijojeni pamjen!

Kolorado

Delware

Kush brengoset se sa dhoma gjumi i ka kjo shtëpi në Ocean View?  Nëse do të jetonit në këtë shtëpi, me siguri që tërë kohën e lirë do ta kalonit në plazhin Bethany që gjendet vetëm dy milje larg.

Delware

Florida

Noti në mbrëmje do të bëhej hobi juaj i preferuar nëse do të kishit jetuar në këtë shtëpi që ka një pishinë të mahnitshme në pjesën e pasme të shtëpisë.

Florida

Maine

Nuk keni nevojë të brengoseni se moti është i ftohët më shumë se gjysmën e vitit, pasi që kjo shtëpi vjen me 70 ari pyje!

maine

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme