Cila është vera më e kushtueshme në botë?

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Është “Richebourg Grand Cru” e vitit 1985: kushton më shumë se 15 mijë dollarë për shishe (13500 Euro).

Këtë e ka vendosur klasifikimi i përvitshëm i faqes angleze Wine Searcher, që merr në konsideratë prodhimin e afro 55 mijë prodhuesve në të gjithë botën, për një total prej 7 milionë e treqind mijë shishe.

“Richebourg Grand Cru” është një verë e rrallë, me prejardhje nga vreshtat e Borgonjës, dhe është relativisht e panjohur edhe për ekspertët. Mes 50 verërave më të shtrenjta nuk ka asnjë italiane, ndërkohë që plot 40 prej tyre vijnë prej këtij rajoni francez.

Në çdo rast, vera më e shtrenjtë në Itali në vitin 2015 ka qenë piemontezja Barolo Collina Rionda Docg, e cila kushton 981 dollarë për shishe.

Image result for Richebourg Grand Cru

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme