Cili është flamuri më i lashtë?

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 21:10 | Nga

Vijat e gishtave të gjakosur mbi një mburojë ari. Flamuri më i vjetër ekzistues kombëtar nuk është ai i një shteti të pavarur, por i Katalunisë, e cila me forcë mbron ngaherë autonominë.

Legjenda thotë që mburoja heraldike e Mbretërisë së Aragonit dhe flamuri katalan, i quajtur “Senyera”, kanë lindur së bashku, në vitin 897.

Në këtë vit, mbreti Varlo, në shenjë mirënjohje, la gjurmët e gishtave të tij të përgjakur mbi mburojën e kalorësit katalan Goffredo, një veteran i mbrojtjes së Barcelonës, gjatë rrethimit të trupave myslimane.

Në vitin 1137, me martesën e Raimondo Berengario IV dhe Petronillas, u bashkuan konteja e Barcelonës (qendra e Katalunisë) dhe mbretëria e Aragonës, e cila miratoi “Senyeran” si flamur: nëntë shirita të verdhë dhe të kuq.

Nuk është i vetmi flamur me origjinë mesjetare, por është flamuri më i vjetër i një populli dhe një territori të përcaktuar qartë.

Aq e vërtetë është, sa që diktatori Franco e ndaloi ndërsa tani valëvitet si simbol i indipendentizmit katalan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme