Dhëndri ua “fërkon” këmbët shoqërueseve të nuses (Video)

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 09:46 | Nga

Një video e publikuar në internet tregon një dhëndër i cili ua prek këmbët vajzave të ftuara në dasmë, derisa është me sy mbyllur.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një akt, pjesë e një tradite të çuditshme polake.

Videoja, që thuhet se është bërë në Ontario, Kanada, tregon një numër të grave – duke përfshirë nusen – ulur në karrige dhe duke pritur për të sapomartuarin të veprojë sipas traditës.

Dhëndri me sy të lidhur, i ndihmuar nga një njeri tjetër, ndalet tek çdo mysafire dhe përdor duart për të prekur këmbët e tyre të zhveshura, gjunjët dhe kofshët.

Siç bëhet e ditur më tej, dhëndri, i veshur me një xhaketë, në fund arrin të gjejë gruan e tij dhe arrin të identifikojë atë para se t’ia hapin sytë dhe përkulet për një puthje, ndërsa mysafirët tjerë e përshëndesin qiftin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme