Disa gjëra që s’i dini për italianët

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 20:10 | Nga

Italia është një vend i bukur e me qytete mahnitëse si Venecia, apo me histori mijëvjeçare si Roma ose Firence.

Por, në këtë artikull kemi përmbledhur pesë karakteristika të pazakonta për këtë gadishull.

Kur porosit “kafe”

Kjo është sfida e çdo kafe-bari që sheh të vijë grup kolegësh, pasi secili ka një kërkesë të saktë.

“Caffè lungo” (kafe e gjatë), “ristretto” (e shkurtër), “corretto” (me liker), “macchiato” (me pak qumësht), “marocchino” (me pak kakao), “salentino” (me një kub akull), “doppio” (kafe dopio), “con panna” (me shllak), “schiumato” (me shkumë qumështi të bërë me avull).

Por, zgjedhjet janë të shumta, madje duhet të merret parasysh edhe preferenca e filxhanit, klasike apo prej qelqi, që e ftoh më shpejt pijen e vogël të zezë të mengjesit. Por, edhe kafja e thjeshtë ekziston, por nëse porosisni një, mund t’ju ndodhë që kamerierët të hezitojnë pak për t’ju dhënë kohën që të përcaktoni preferencën tuaj.

Mickey, Donald dhe Benito

Për inat të puritanëve, italianët i mbushin me shumë lezet fjalimet e tyre me terma anglisht. Por, nuk ka qenë gjithnjë kështu. Gjatë periudhës fashiste, Benito Musolini vendosi të çrrënjosë të gjitha fjalët e huaja, duke imponuar një italianizim të mbiemrave, vendeve madje arriti në pikën që të ndalojë çdo term të huaj që prej vitit 1940.

Nëse emrat Beniamino Buonuomo dhe Luigi Braccioforte janë rikthyer në Benny Goodman dhe Louis Armstrong, fjala “sandwishes” vazhdon të mbetet “tramezzini” dhe italianë janë gati të vetmit në botë që nuk kanë dëgjuar të flitet për Mickey dhe Donald, që për ata vazhdojnë të quhen Topolino dhe Paperino.

Viti i Ri

Në pamje të parë, nata e Vitit të Ri në Itali ngjason me atë të pjesës tjetër të botës, me ëmbëlsira, i shndritshëm dhe me gjithnjë e më shumë fishekzjarre ndërkohë që më shumë i afrohesh jugut. Për t’u shtuar pak më shumë atmosferën, tradita kërkon që të thyhet diçka e vjetër dhe zakonisht janë enët që përdoren për këtë.

Por, elementi më thelbësor është më i drejtpërdrejtë. Tradita kërkon gjithashtu që të gjithë të mbajnë të brendshme të kuqe. Trashëgimi nga zakonet kineze të lidhura me, ose e ardhur nga Roma antike, sipas interpretimeve. Menjëherë pas Krishtlindjeve, vitrinat mbushen me të brendshme me dantella të kuqe.

Por duhet, gjithashtu, që stomakun të përpiqeni ta mbani bosh për drekën e 1 janarit, që përbëhet nga një kofshë derri dhe thjerrëza për të sjellë fat në financat në të ardhmen.

Me ëndrrat mund të fitosh shumë

Në një vend shumë supersticioz, ku edhe më të arsimuarit ndryshojnë rrugën për të mos kaluar aty ku kalon një mace e zezë, lojtarët e lotove kanë një teknikë të pagabueshme për të përcaktuar numrat që duhet të luhen, “smorfia” ose numrat e ëndrrave.

Në ëndrrat tuaja kishte lule, kishë, gjahtar, muzikë, mërzitje, frikë, një kapele? Për çdo element ka një numër nga 1 në 90.

Faqja e internetit “Lottomatica”, lider në botën e lojërave të fatit, propozon edhe një rubrikë speciale: “Zbuloni ëndrrat tuaja, përcaktoni nëse dëshironi “smorfia” klasike apo napolitane dhe ai do ju sugjerojë numrat”.

Klishetë e kanë jetën të vështirë

Po, italianët flasin me duar, por me gjeste shumë të kodifikuara, çdo ditë që hanë makarona.

Makaronat kanë ardhur fillimisht nga Mesopotamia dhe Kina, si dhe fillimisht gatuheshin pa salcën e domateve që erdhën nga Amerika në shekullin XVI, por italianët mbeten konsumatorët më të mëdhenj, me 26 kilogramë për banor, sipas Shoqatës së Industrisë së Ëmbëlsirave dhe Makaronave Italiane (AIDEPI).

Në të kundërt, amerikanët i kanë lënë mbrapa tek sektori i picave, të cilët konsumojnë 13 kilogramë për person në vit kundrejt 7,3 kilogramë në Itali.

“Përsa i përket akulloreve, kampionët janë neozelandezët me 27 litra për person në vit kundrej 12 në Itali”, sipas Konderedatës Kombëtare të Akulloreve në Francë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme