E rrallë, Roma zbardhet nga bora (Foto)

Romë | 27 Shk 2018 | 12:19 | Nga

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Italisë ka dërguar ushtrinë për të pastruar rrugët e Romës, pasi vendi u mbulua nga bora për herë të parë pas gjashtë vitesh. Bora deri në 5cm ka mbuluar Romën, ndërsa temperaturat kanë rënë në -25.

Disa nga atraksionet më të rëndësishme të qytetit, duke përfshirë Koloseu dhe Forumin Romak, janë mbyllur. Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, ka urdhëruar që shkollat publike të mbyllen, deri në kohën kur të kalojë acari.

Kohë me temperatura të ulta është regjistruar edhe në Gjermani dhe në disa vende tjera të Europës.

Ftohtë është edhe në Moskë ku temperaturat kanë rënë në minus 20 gradë, ndërsa reshje të borës dhe erëra të forta janë shënuar edhe në Britani të Madhe për çka edhe është anuluar edhe trafiku hekurudhor. I ftohti i madh ka goditur edhe Rumaninë dhe Bulgarinë ku janë mbyllur edhe shkollat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme