Fakte interesante që nuk do t’i besonit

Prishtinë | 20 Tet 2018 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Pa marrë parasysh se sa dini, ka gjithmonë gjëra që nuk i keni menduar kurrë.

Më poshtë mund të gjeni disa fakte interesante dhe të papritura nga sfera të ndryshme të jetës që patjetër se do t’iu habisin.

  • Kacabujntë (insekt) mund të jetojnë për disa javë pa kokë deri sa të vdesin nga uria.
  • Një grua mesatarisht kalon 17 vjet të jetës së saj në dietë.
  • Njerëzit kalojnë më shumë kohë duke u ulur në tualet secilën javë se sa duke ushtruar. Për më tepër, ne kalojmë 1.4 vjet në tualet gjatë gjithë jetës.
  • Disa mamuthë ishin akoma prezent kur piramidat egjiptiane ishin duke u ndërtuar.
  • Një bletë mund të kafshojë një bletë tjetër. Bleta mund të ther një bletë nga një koloni tjetër nëse sulmohet. Bleta mbretëreshë mund t’i vrasë rivalët e saj dhe mbretëreshat e tjera , edhe nëse janë akoma duke u zhvilluar.
  • Aparaturat automatike me monedha vrasin më shumë njerëz sesa peshkaqenët.
    Ushqimi në aeroplan nuk është shumë i shijshëm pasi shqisa e shijes dhe nuhatjes dëmtohet shumë gjatë fluturimeve për shkak të presionit të ulët dhe thatësisë.
  • Fëmija 4 vjeçar mesatarisht bën 400 pyetje në ditë.
  • Nëse do të hiqni të gjithë hapësirën boshe nga atomet që përbëjnë çdo njeri në Tokë, e gjithë popullsia botërore mund të futet në një mollë.
  • Njerëzit ndajnë 50% të ADN-së së tyre me bananet.
  • Nga të gjithë njerëzit në histori që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, gjysma e tyre jetojnë tani.
  • Pesha e përgjithshme e të gjitha milingonave në Tokë është e krahasueshme me peshën totale të të gjithë njerëzve në planet.
  • Ju keni më shumë gjasa të bëheni President sesa të fitoni lotari.
  • 90% e popullsisë së botës jeton në hemisferën veriore.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme