Fakte interesante rreth rrobave

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 22:22 | Nga

Të gjithë i kemi të njohura detajet e vogla rreth rrobave tona të preferuara, apo jo?

E pra, në fakt, ekzistojnë disa fakte të pazakontë në lidhje me rrobat tona që ndoshta kurrë nuk i kemi vërejtur më herët. Ja disa prej tyre:

Vrimat shtesë në atletet tuaja converse

Ndoshta i keni vërejtur gjatë lidhjes së atleteve, vrimat shtesë nga anash dhe sigurisht jeni pyetur se çfarë dreqin bëjnë aty. E pra, duket se ekzistenca e tyre është e dyfishtë. Meqenëse këto atlete janë origjinale për basketboll, rezulton se këto vrima sigurojnë ventilim apo ajrosje shumë të nevojshme. Dhe nëqoftëse nuk luani një sport të tillë, sërish janë të mira pasiqë u ofrojnë këmbëve për të marrë frymë në ditë të nxehta.

Arsyeja e dytë për këto vrima është pak më kreative. Të gjithë ne, me sa duket kemi vështirësi gjatë lidhjes së lidhësëve, dhe këto vrima ofrojnë mundësi që të jeni kreativ. Madje ka shumë tutoriale në Youtube rreth kësaj teme. Kush e dinte?!

Butonat në pjesën anësore të këmishave

Në rast se nuk e keni vënë re, butonat në këmishat e meshkujve janë në të djathtë ndërsa të femrave në të majtë. Dhe, arsyeja? E pra, ekzistojnë disa. Para së gjithash, një teori thotë se tek femrat janë të vendosur kështu për gjidhënie më të lehtë, por sipas hulumtimeve kjo teori mund të mos jetë kështu. Por, teoria më bindëse është se femrat kurrë nuk janë veshur vet në të kaluarën. Meqenëse butonat më lehtë përdoren në anën e majtë, aso kohe në shek.18, shërbëtoret kanë veshur gratë, gjë që e kanë pasur më të lehtë manovrimin e këmishave të femrave në anën e majtë.

Xhepi i vogël i xhinseve

Keni pyetur veten pse vallë qëndron xhepi i vogël mbi xhepat e mëdhenj të xhinseve? E pra, ja një fakt interesant: e pra, është xhep i orës. Kthehuni prapa në vitet 1800, kur kaubojët kanë mbajtur orën në zinxhirë tek xhepi i palltos. Që mos të dëmtohen dhe thyhen, Levis ka shtuar këtë xhep të vogël në modelet e xhinseve, me qëllim të mbajtjes aty. Kush e dinte këtë? Sot, njerëzit e shfrytëzojnë këtë xhep për mbajtje të biletave apo ndonjë prezervativi.

Forma “X” prapa palltos

E dini atë x-in e vogël në pjesën e prapme të palltos suaj, ku dy pjesët anësore takohen? Kjo pjesë është e qepur kështu që të parandalohet dëmtimi gjatë veshjes nëpër dyqane, e pasi ta blini një të tillë mund ta ndani dhe të ju rrijë lirshëm.

Etiketa në mëngë

Krijuesit e kostumeve shpesh vendosin etiketën e brendit mbi mëngët e xhaketës së kostumit, përderisa është në shitje, dhe gjejeni çfarë? Shumicës së njerëzve nuk iu shkon në mend se kjo duhet të hiqet pas blerjes. Në fakt, është bërë një tendencë e meshkujve që të mbajnë etiketën me brendin përkatës, por nëse dëshironi këshillën tonë, pas blerjes së kostumit, mos harroni të preni etiketën para se ta vishni, ose do të përqesheni më pas…

Shiritat mbi supe të veshjeve

Shiritat e holla mbi supe janë të dizajnuar në veshjet për t’ju ndihmuar t’i varni në varëse që mos të zhubrosen. Është një ide mjaft e mirë megjithëse ne pothuajse asnjëherë nuk i përdorim, dhe vetëm se na bëjnë të dukemi joelegant nëse dalin në sipërfaqe të rrobave. Andaj, më së miri pritni me gërshërë dhe shmangni këtë detaj jo të këndshëm.

Mbylljet plastike të vathëve

Është e vërtetë se këto pjesë plastike për mbylljen e vathëve nuk duken edhe aq mirë prapa veshit tuaj. Këto kanë qëllim mbrojtës për gjëra më të rënda dhe kanë funksion mbajtës apo mbështetës duke mos lejuar që vathët të rrëshqasin nga veshët tuaj. Ju e dini më mirë, vendosni vet!

Xhepat e ngjitura

Sa prej jush nuk e keni ditur se xhepat e ngjitur në pallton tuaj duhet të shqepen dhe t’i përdorni?! Këto qepje bëhen në fabrikë në mënyrë që mos të deformohen nga njerëz të shumtë që tentojnë t’i provojnë nëpër dyqane – që t’i shqepni, thjeshtë përdorni një palë gërshërë të vogla të mprehta.

Kopsat metalike për mbërthyerje

Deri tani e kuptuam se për çfrë arsye janë të vendosur xhepat e vogël tek xhinset, por çfarë janë ato kopsa të vogla argjendi pranë tyre? Nuk kanë vetëm funksion dekorues. Së pari këto quhen thumba apo nikne, e jo butona. Sipas Elite Daily, thuhet se këto parandalojnë që mos të shpërthehet kopsa lehtë e të lirohen pantallonat. Thumbat e bakrit janë të patentuar nga Levi, siç ishte Levi Strauss i cili doli me idenë e thumbave në vitin 1829, kur minatorët ishin ankuar se sa shpejtë pantallonat e tyre mund të hiqeshin nga kopsat e liruara. Këto thumba të fortë metalike japin qëndrueshmëri edhe kur uleni apo lëvizni më shumë, duke mos u hapur.

Pra, ja disa nga këshillat e modës. Kush e paramendonte se këto tendenca të modës ishin aq funksionale?!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme