Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, për herë të parë i bashkohet Twitter-it

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 11:31 | Nga

Malala Yousafzai i është bashkuar rrjetit social Twitter.

Yousafzai është fituese e Çmimit Nobel për Paqe, ndërsa dje në Twitter ka shkruar, “Përshëndetje Twitter”, duke u bërë ky shkrimi i saj i parë në këtë faqe interneti, transmeton Koha.net.

Ajo tutje vazhdoi, “Sot është dita ime e fundit e shkollës ndërsa dita e parë në Twitter”.

19 vjeçarja menjëherë filloi të ketë ndjekës të cilët mbështesin punën e saj në luftë për arsimimin e vajzave.

Yousafzai fitoi Çmimin Nobel për Paqe në tetor të vitit 2014, duke u bërë fituesja e parë më e re në histori.

Ajo ishte vetëm 11 vjeçare kur filloi të përkrah arsimimin e vajzave duke folur në intervista të ndryshme televizive.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme