Habit miqësia e qenit dhe maces

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 13:06 | Nga

Miqësia e një qeni dhe një maceje në Afyonkarahisar të Turqisë, habit qytetarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Edhe pse në natyrën e tyre ata janë armiq, një qen dhe një mace në lagjen Burmali të këtij qyteti me veprimet e tyre manifestojnë të kundërtën duke ngrënë ushqimin së bashku.

Qeni dhe macja hanë bashkë ushqimin e vendosur nga biznesmenët e kësaj lagjeje në një enë të vetme. Ndërsa sjelljet e tyre të mira ndaj njëri tjetrit habisin të gjithë qytetarët që kalojnë.

Kontabilisti i pavarur, Cengiz Yiğit, thotë se ata mundohen t’u vijnë në ndihmë kafshëve të rrugës.

“Edhe ata janë krijesa dhe kanë të drejtë të jetojnë. Vijnë këtu në orë të caktuara për të ngrënë. Edhe ne i ushqejmë. Me kalimin e kohës janë bërë miq. Ky qeni dhe macja vijnë vazhdimisht këtu. Sjelljet e tyre miqësore tërheqin vëmendjen e të gjithë kalimtarëve”, shton ai në fjalën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme