Haçiko jeton! Qeni pret 4 muaj në derën e spitalit, i zoti kish ndërruar jetë

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 14:57 | Nga

Haçiko është gjallë dhe ai jeton në Sao Paolo të Brazilit! Një qen refuzoi që të largohet nga dera e një spitali në këtë qytet prej katër muajsh dhe arsyeja është prekëse.
Qeni priste të zotin e tij, një i pastrehë që ndërroi jetë katër muaj më parë si pasojë e një sulmi me thika.

Banorët lokalë thonë se i pastrehu dhe qeni ndanin bashkë të njëjtën shtëpi; rrugën. Ata ishin të pandashëm në çdo hap prej disa vitesh.

Fotot e qenit besnik u bënë virale pas publikimit nga një avokate.
“Qeni rri tek dera e spitalit prej katër muajsh. Kur kalojnë njerëz u shmanget me delikatesë pak centimetra dhe rikthehet sërish në pritje të të zotit që ka ndërruar jetë”, shkruan në Facebook avokatja, Cristina Sardella.

Pak ditë pas postimit të avokates, qeni dhjetra familje u vetëofruan për adoptimin e tij. Përpjekjet fillestare hasën në rezistencën e qenit, që më pas u dorëzua.

Kjo nuk është historia e parë që provon besnikërinë e një qeni. Rasti më i famshëm është ai i Haçikos, qeni që priti thuajse 10 vite të zotin e tij në stacionin e trenit ku u panë për herë të fundit. I zoti kishte ndërruar jetë papritur. Për të nderuar besnikërinë e Haçikos, në stacionin Shibuya të Tokios është ngritur një statujë e tij, ndërsa historia është përjetësuar në kinema nga Richard Gere në filmin “Hachi; A dog’s tale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme