Ja çfarë ndodh kur e ngisni makinën të lodhur

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 18:00 | Nga

Me sezonin e pushimeve dimërore në prag, është koha e duhur për të kuptuar se si funksionon truri tuaj kur ngisni makinën në udhëtime të gjata. Studimet sugjerojnë se të qenit i lodhur apo i hutuar ndërsa jeni duke i dhënë automjetit tuaj, shkaktojnë respektivisht 20-25 përqind të aksidenteve rrugore, me shoferët e lodhur që kanë më shumë gjasa të bien nën efektin e sjelljeve shpërqëndruese.

Në fakt, disa studime kanë dëshmuar se ngarja e makinës kur jeni të lodhur, mund të jetë diçka po aq e keqe sa drejtimi i mjetit në gjendje të dehur. Por çfarë saktësisht e bën trurin tonë të funksionojë aq keq në raport me përqëndrimin tek rruga, kur jemi të lodhur? Hulumtimet e fundit, tregojnë se është truri ynë aktualisht në kërkim të mënyrave për të mbajtur veten zgjuar.

“Kur na vjen gjumë dhe jemi duke kryer një detyrë monotone si ngarja e makinës, priremi të shohim gjëra të tjera që na japin nxitje për të rritur vigjilencën tone”- thotë Kris Uotling, studiues i sigurisë rrugore në Universitetin e Teknologjisë në Kuinsklend,  Australi.

“Studime të shumta kanë treguar se shoferët e përgjumur kryejnë më shumë sjellje të shpërqëndrimit të vëmendjes, për të rritur nivelin e tyre të vigjilencës si p.sh rritja e shpejtësisë në një përpjekje për të rritur fokusin e tyre në drejtimin e mjetit”.  Por nuk është vetëm kjo – ka të ngjarë që disa shoferë të lodhur të mund duan të marrin dikë në telefon gjatë kohës që janë në timon për të rritur vigjilencën e tyre – një çështje e qartë, kur supozohet të jeni të përqëndruar në shikimin e rrugës.

“Këto sjellje janë gjetur të jenë më të përhapura kur bëet fjalë për distanca të gjata, të cilat në të njëjtën kohë rrisin nivelet e përgjumjes, për shkak të efektit “kryerje në kohë të detyrës”- thotë Uotling. Për më tepër janë të rinjtë ata të cilët janë më shumë të rrezikuar nga këto sjellje – edhe pse Uotling e pranon se mund t’iu ndodhë të gjithëve. “Gjumi është thelbësor për një trup dhe mendje të shëndetshme, por gjumi i të rinjve komprometohet shpesh nga aktivitetet sociale, puna apo angazhimet arsimore”- thotë ai.

“Duke pasur parasysh që shoferët e rinj janë të mbi-përfaqësuar në statistikat e aksidenteve rrugore, dhe kanë më shumë të ngjarë të lëndohen nga përgjumja dhe shpërqëndrimi, është me rëndësi që ne të kërkojmë mënyra për t’i reduktuar këto sjellje, dhe fokusi ynë duhet të jetë tek shoferët e rinj”- shton ai. Thënë këtë, asnjë shofer nuk është imun ndaj përgjumjes dhe kjo e fundit është një gjendje që shumica, nëse mos të gjithë shoferët e kanë përjetuar së paku një rast, dhe ndaj të cilës janë zakonisht të ekspozuar.

Por derikur të kemi më në fund makina që vetë-ngiten për të na çuar kudo ku kemi nevojë, a ka ndonjë zgjidhje për ta mbajtur veten të zënë? Tani për tani, këshilla më e mirë është të përpiqeni të siguroheni që të keni pushuar mirë, veçanërisht përpara një udhëtimi të gjatë, të jeni të ndërgjegjshëm kur filloni të përjetoni shenjat e përgjumjes (si gomëgima, dhe vështirësia për t’u përqëndruar në rrugë) si dhe të shmangni shpërqëndrimet.

Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa edhe largimi i telefonit nga duart apo vënien e tij në heshtje kur jeni duke ngarë makinën. Pushimet e shpeshta dhe konsumi i kafes është gjithashtu gjithmonë një ide e mirë, kur jeni nisur në një udhëtim të gjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme