A ka jetë pas vdekjes? Shkenca thotë po dhe ja arsyeja

Prishtinë | 21 Gus 2016 | 18:00 | Nga

Një nga pyetjet që njeriu, nga shekujt e kaluar dhe ende sot, ka shtruar gjithmonë e më shumë me këmbëngulje se çdo tjetër është kjo: A ka jetë pas vdekjes? Një pyetje kryesisht filozofike, për të cilën shumë mendimtarë, klerikë dhe madje disa shkencëtarë, janë përpjekur t’i japin një përgjigje, e cila shpesh mund të gjendet tek shkenca ashtu si te besimi.

Një pikë kthese e rëndësishme vjen nga një grup kërkimor amerikan, që duke studiuar disa kafshë, ka zbuluar një gjë të çuditshme: pas ngordhjes së kafshëve, aktivizohen funksione të caktuara, të cilat gjatë jetës së kafshës nuk qenë aktive. Për të qenë të saktë, kafshët e marra në studim ishin minjtë dhe peshqit zebër, pra dy kafshë shumë të ndryshme mes tyre. Ajo që shkencëtarët kanë studiuar është aktivizimi i ADN-së qelizore para dhe pas vdekjes, apo aktivizimi i gjeneve individuale.

Të gjithë ne kemi aq shumë prej tyre të papërdorura (për shumë prej tyre nuk dihet ende funksioni), por dimë se disa prej tyre aktivizohen për shembull vetëm në jetën embrionale ose fetale, për të mbetur pastaj në gjumë për pjesën tjetër të jetës,transmeton bota.al. Zbulimi i këtyre shkencëtarëve ishte në thelb se disa nga këto gjene, aktivizohen vetëm pas vdekjes, në një kohë që varion nga 24 orë deri në 4 ditë pas vdekjes.

Në praktikë, gjenet që kodifikohen për funksionet anti-stres, ose për aktivizimin e sistemit imunitar të kafshës, apo edhe për rritjen e qelizave (të cilat më pas kanë në jetë tumoret si pasoja) aktivizohen në këtë hark kohor, diçka e çuditshme nëse kemi parasysh se në të njëjtën kohë aktivizohen të gjitha proceset që lidhen me dekompozimit e trupit, dhe që në fakt i bëjnë të padobishme.

Pra ajo që mbetet e panjohur, është pikërisht arsyeja e aktivizimit të këtyre gjeneve tek kafshët; e sigurte është se kuptimi i këtij aktivizimi, do të na lejojë të kuptojmë disa gjëra të rëndësishme, si për shembull pse njerëzit që i nënshtrohen transplantit të organeve nga persona të tjerë të vdekur (kjo është praktika) janë më të rrezikuar të zhvillojnë tumore, se sa njerëzit e tjerë. Pyetje këto që duke studiuar pikërisht proceset që ndodhin pas vdekjes, mund të bëjnë të mundur të kuptohet pak më shumë.

Në fund të fundit, përgjigja që shkenca i jep pyetjes që shtrojmë për shekuj me radhë është larg nga ferri, parajsa dhe të gjitha konsideratat filozofike që janë bërë më herët. Megjithatë ajo na bën të kuptojmë se vdekja jo domosdoshmërish duhet të jetë stacioni i fundit, por ndoshta natyra vazhdon të na fshehë diçka:pse kur një organizëm është i destinuar të kalbet, trupi i tij vë në lëvizje mekanizma të rinj mbrojtës, të papërdorur më parë?

Një pyetje që do t’i mbajë për disa kohë me frymën pezull studiuesit, dhe nga pak të gjithëve ne që duhet të përballemi me vdekjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme