Kjo është 3-vjeçarja që po thyen rrjetin me imitimet e saj (Foto)

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 17:22 | Nga

Scout Larson do të pushtonte titujt kryesorë të medieve mbarëbotërore fundin e muajit të shkuar, duke thyer rrjetin dhe duke u bërë emri më i lakuar në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram.

Vogëlushja trevjeçare nga Florida, ShBA, do të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve falë fotografive të saj pasi vishet si yjet e famshme, por motivi që fshihet pas këtyre fotove është i jashtëzakonshëm. Në një intervistë për Huffington Post, mamaja e Scout, Ashley, tregoi se i erdhi kjo ide kur gjyshja e vogëlushes ishte e sëmurë nga kanceri.

“Kur flokët e Nonnie filluan të bien, Scout u shqetësua shumë dhe dëshiroja ta qetësoja si atë dhe veten time. Më duhej t’i mësoja dhe t’i kujtoja se gratë janë luftëtare. Ne zgjodhëm gratë e famshme dhe të forta për t’i mësuar rreth forcës që kanë dhe për t’i treguar botës që mund t’ia dalim, mund të mposhtim çdo sëmundje dhe të triumfojmë”.

Mamaja e vogëlushes shprehet se e ndihmon vajzën të përzgjedhë personazhet që dëshiron të imitojë, por që ajo vetë rregullohet si ato. Ky leksion i çmuar që na vjen nga kjo feministe e vogël na tregon edhe një herë forcën e madhe që karakterizon femrat dhe nevojën e tyre të patjetërsueshme në shoqëri.

sc5sc1sc6sc3sc4sc2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme