Kjo është gjëja e parë që duhet ta kontrolloni posa të futeni në dhomë hoteli

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 17:08 | Nga

Siguria e hotelit është prioritet i të gjithë turistëve sa i përket sigurisë së gjërave të tyre.

Në dhoma të hotelit shpeshherë gjenden edhe kasaforta të cilat shërbejnë si vend i mirë për t’i vendosur gjërat e vlefshme dhe të shtrenjta, pavarësisht zbulimeve të reja të cilat tregojnë se sa lehtë mund të thyhen ato.

Por, ekziston një pjesë e dhomës e cila gjithmonë duhet të kontrollohet kur futeni në hotel.

Spiuni i derës shpeshherë shfrytëzohet nga mysafirët për të parë kush është jashtë dhome. Por, spiuni i derës mund të përdoret edhe nga ata jashtë për të parë dhe incizuar se kush është brenda.

Nëse e vëreni se në dhomën tuaj spiuni i derës është i dëmtuar apo është “i çuditshëm”, menjëherë kërkoni t’jua ndryshojnë dhomën.

Kjo për shkak se spiuni i derës mund të ketë ndonjë kamerë të fshehur brenda e cila e incizon pjesën e brendshme të dhomës.

Vlen të ceket se ka shumë raste të ngjashme, ku keqdashësit i incizojnë njerëzit brenda dhomave të tyre të hotelit dhe pastaj publikojnë video të tyre në internet të zhveshur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme