Kosovari që parkoi veturën në shkallë bëhet lajm në Zvicër (Foto)

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Blendian Rushiti, 22 vjeç, siç e quan mediumi zviceran Blick.ch, një zviceran me rrënjë kosovare, është nga të shumtit që në Kosovë e quajnë “Schatzis”.

Por ajo për çfarë kanë shkruar mediat zvicerane për shqiptarin që jeton në Emmen të Lucernit, nuk është nofka me të cilën “identifikohen” shqiptarët që jetojnë në Zvicër në Kosovë, por mënyra se si ai kishte bërë parkimin e veturës së tij.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një moment kur ai veturën e tij, e kishte parkuar në shkallët e një restoranti në Prishtinë.

“Një foto që tregon veturën e tij Mercedes G500 4×4 të ndaluar në shkallët e lokaleve, aktualisht ka bërë bujë në internet”, shkruan ky medium.

Siç ka thënë Rushiti ai kishte ardhur në Kosovë bashkë me vëllanë e tij dhe se për një veprim të tillë ai kishte marrë edhe pëlqimin e pronarit të restorantit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme