Kritikohet reklama “raciste” e Doves

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 01:01 | Nga

Marka për kujdesin personal Dove ka kërkuar falje për imazhet “raciste” të trasmetuara gjatë reklamës së fundit të kompanisë.

Fushata “injorante”, të paktën kështu e ka vlerësuar masa, tregon një grua me ngjyrë e cila heq bluzën dhe zbulon një grua me ngjyrë të bardhë poshtë lëkurës së saj. Procesi vazhdon ku gruaja e bardhë transformohet në një femër aziatike.

Pas reagimeve të shumta, Dove ka postuar në Twitter këtë mesazh:

“Një imazh të cilin e kemi postuar së fundmi në Facebook u keqkuptua duke mos i përfaqësuar drejtë femrat me ngjyrë. Ne kërkojmë ndjesë për ofendimin që ka shkaktuar.”

Nuk është hera e parë që marka lundron në ujërat e gabuara me mesazhet e saj të marketingut. Në vitin 2011, një fushatë e Dove provokoi kritika të shumta pas shfaqjes së tre femrave, pastërtia të cilave varej nga ngjyra e lëkurës.

Racizmi është një temat më delikate që shumë kompani marketingu nuk kanë ditur t’a trajtojnë saktë. Një nga rastet më të freskëta është dhe reklama e Pepsit, që i shkaktoi kompanisë shumë humbje.

Image may contain: 3 people, people smiling, text

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme