Kuriozitete: Pse djersitemi?

Prishtinë | 18 Pri 2023 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Sapo të djersitemi, reagimi ynë është “yff!” dhe sigurisht, era është jo e këndshme. Por, pse djersitemi në fakt?

Kur ne bëjmë një aktivitet të madh fizik, temperatura në trupin tonë rritet për disa gradë celcius. Dhe më pas, është sistemi i kondicionimit të ajrit të trupit tonë i cili e shfaqë djersën.

Pa djersë, temperatura e trupit tonë do të rritej aq shumë sa që organet e trupit tonë do të fillonin të ziheshin

Kur bëjmë ushtrime, trupi ynë ka nevojë që të prodhojë energji për t’i forcuar muskujt tonë dhe proceset e tjera metabolike na bëjnë që të shkojmë në nivel të lartë të stresit. Sa më i madh të jetë stresi fizik, aq më shumë energji do të prodhohet, që më pas bën që të rritet temperatura e brendshme e trupit.

Truri ynë, që e kupton ‘bio-fizikën’ merr lajmërime, dërgon sinjale në enët e gjakut dhe u tregon që është koha që trupi ynë të ftohet. Enët e gjakut nën lëkurë aktivizohen, duke rritur rrjedhjen e gjakut në drejtim të lëkurës dhe ngrohja më pas transportohet në lëkurë, transmeton Lajmi.net.

Mbajeni frymën, ne kemi rreth 2.6 milionë gjëndra djerse mbi lëkurën tonë. Duke e ndjerë nxehtësinë, ato lëvizin dhe fillojnë të prodhojnë djersë që avullohet nga lëkura dhe e largon nxehtësinë nga trupi përmes avullimit.

Fakti më shokues është që, në temperatura të larta, trupi prodhon disa litra djersë për të na mbrojtur neve nga ajo që quhet ‘goditje e nxehtësisë’ apo siç njihet në gjuhën popullore ‘pika në tru’.

Dhe në qoftë se nuk e zëvendësoni këtë humbje shpejt duke pirë ujë të mjaftueshëm, trupi ynë nuk e ka lëndën e parë për të prodhuar djersën, e cila gjithashtu përmban minerale.

Zëvendësimi i lëngjeve gjatë dhe pas ushtrimit është jetik për të qëndruar të hidratuar dhe për të parandaluar dehidratimin. Shenjat e dehidratimit përfshijnë ngjyrë të errët të urinës, dhimbje të muskujve, ulje të normës së djersitjes dhe lodhje të vazhdueshme.

Kështu që, pini ujë vazhdimisht për të qëndruar të shëndetshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme