Kuriozitete shumë interesante nga Botërori 2018

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 13:22 | Nga

Botërori 2018, thjesht i paharrueshëm.

Franca dhe Kroacia u ndanë me një rezultat 4-2 në finalen e Botërorit “Russia 2018”, ku pas kësaj ndeshje francezët pas 20 vitesh janë kurorëzuar përsëri si Kampionë Bote.

Finalja e Rusi 2018 mes Francës dhe Kroacisë ka qenë një ndeshje shumë e veçantë, por mbi të gjitha ka dhuruar disa statistika e kuriozitete të rralla.

Këto janë rastësitë e çuditshme që kanë të bëjnë me Perunë e Danimarkën, pa harruar këtu edhe rekordin e interistëve.

– Franca, me moshën mesatare 26 vite e 11 ditë, u bë përfaqësuesja e katër më e re në moshë që fiton Botërorin. Më e reja ishte e Brazilit në vitin 1970 (25 vjet e 70 ditë).

– Franca u bë përfaqësuesja e parë në historinë e të gjithë Botërorëve që fiton titullin me sulmuesin e saj titullar (Zhiru) që nuk ka bërë qoftë edhe një gjuajtje të vetme në kuadrat në ndeshjet që ka luajtur.

– Lukas Hernandez dhe Antuan Grizman janë dy lojtarët e parë të historisë së Atletiko Madrid që fitojnë një Kupë Bote.

Peruja – Kampione në Kupat e Botës ku ka marrë pjesë Peru:
1930: Uruguai (luajti kundër Perusë)
1970: Brazil (luajti kundër Perusë)
1978: Argjentina (luajti kundër Perusë)
1982: Italia (luajti kundër Perusë)
2018: Franca (luajti kundër Perusë)

Danimarka – Përfaqësuesja e Danimarkës ka hyrë në histori si e vetmja që e cila ka luajtur kundër dy finalistëve të një turneu dhe nuk është mposhtur nga asnjë prej tyre (pa përfshirë penalltitë), duke mos qenë gjithashtu asnjëherë në disavantazh në këto sfida.

– Dejan Lovren u bë lojtari i 12 në histori që humb në të njëjtin vit edhe finalen e Ligës së Kampioneve, edhe atë të Botërorit. U bashkohet emrave si Balak, Rumenige, Lidholm e Roben.

– Rafael Varane u bë futbollisti i 11 i cili fiton në të njëjtin vit edhe Ligën e kampioneve, edhe Kupën e Botës. I bashkohet emrave si Bekenbauer, Myler, Roberto Karlos e Karrembë.

– Didier Deshamp u bë personi i tretë pas Mario Zagallo dhe Franc Bekenbauer që fiton Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner.

– Kilian Mbape, në moshën 19 vjeç e 207 ditë, u bë adoleshenti dhe njëkohësisht futbollisti i dytë më i ri që shënon në finalen e Kupës së Botës që në periudhën kur shënoi Pele (17 vjeç e 251) ditë) në finalen e Botërorit 1958.

– Gol dhe autogol në të njëjtën ndeshje Botërori. Ajo që bëri Mario Manxhukiç ka vetëm një precedent në vitin 1978, në ndeshjen kur Brandts i Holandës realizonte kundër Italisë.

– Paul Pogba u bë lojtari i parë i Manchester United që shënonte në finalen e një Botërori.

– Ivan Perisiç barazoi Marko Materacin si lojtarët e vetëm që kanë shkaktuar penallti dhe shënuar gol në finalen e Kupës së Botës. Të dy, si lojtarë të Interit.

– Interi është skuadra lojtarët e të cilës kanë shënuar më shumë gola në finalet e Botërorëve (8), duke lënë pas Santos (5) dhe Juventus (5)

– Mario Manxhukiç u bë lojtari i parë që shënonte autogol në historinë e finaleve të Botërorëve. Më pas, ai u bë futbollisti i 5 që ka shënuar edhe në një finale të Champions, edhe në një të Kupës së Botës.

– Vazhdon rekordi i dyshes Pogba-Kante. Kjo ishte ndeshja e 19 kur ata luajnë së bashku si titullarë të Francës. Përfaqësuesja nuk ka humbur asnjë prej këtyre takimeve (15 fitore, 4 barazime).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme