A mendojnë njësoj binjakët identikë?

Prishtinë | 10 Dhj 2016 | 21:11 | Nga

Gjenet që ne trashëgojmë nga prindërit tanë ndikojnë në karakteristikat tona psikologjike – gjëra si inteligjenca dhe aftësia jonë e kujtesës – si dhe shanset tona për të zhvilluar kushte që prekin mënyrën se si ne mendojmë, si autizmi dhe skizofrenia. Në këtë kuptim, binjakët identik – të cilët ndajnë të njëjtët gjene – janë të prirur të mendojnë si njëri-tjetri, më shumë se sa njerëzit që s’kanë lidhje mes tyre apo binjakët joidentikë. Studimet me imazherinë e trurit kanë treguar se gjatë detyrave mendore, si për shembull memorizimi i numrave, modelet e aktivitetit të trurit janë më të ngjashëm mes binjakëve identikë, se sa atyre joidentikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme