Milano, hapet dyqani i parë që shet kanabis

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Quhet “Hemp Embassy” dhe shet bimë kanabis në Milano, në rrugën Tibaldi.

Në çdo pako, shkruhet se bimët “janë pa efekte psikoaktive të THC, të pranishme me më pak se 0.2%”. Sipas Tg.com24, bimët duhet të përdoren vetëm për qëllime zbukurimi dhe për këtë arsye, për të parandaluar lulëzimin e tyre, pronarët janë të detyruar t’i mbajnë ato në një dritë artificiale ose natyrore të paktën 18 orë në ditë. Dhe në qoftë se dikush dëshiron t’i zhvillojë “kjo është pjesë e vullnetit të lirë, – thotë një nga menaxherët e “Hemp Embassy”, Alberto Valsecchi. – Ne jemi si një armëpunues që shet armë, nëse ndonjëri vret gruan, është përgjegjësia e tij“.

43265

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme