Miliarderët bëjnë dhe gjëra të çuditshme për sukses

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 07:00 | Nga

Njerëzit e suksesshëm janë të gatshëm të bëjnë të pamundurën në mënyrë që të arrijnë qëllimet e tyre. Sjelljet e tyre shpesh herë janë ekstreme.

Këto janë disa nga mënyrat më të çuditshme që miliarderët e famshëm kanë provuar për të arritur sukses dhe mirëqenie:

1. Bill Gates meditonte në pyll

Bill Gates zotëron një buxhet prej 85.4 miliardë dollarë. Kur ishe CEO i Microsoft ai merrte një javë pushim 2 herë në vit për të shkuar në pyll për të menduar.

Gjatë kësaj periudhe, Gates refuzonte të takohej me familjen apo miqtë, konsumonte vetëm dy vakte të lehta dhe punonte deri në 18 orë çdo ditë. “Java e Mendimit” i shërbente për të zhvilluar teknologji të reja. Madje njëri prej këtyre udhëtimeve e frymëzoi Gates për të shkruajtur “Vala e Internetit” (The Internet Tidal Wave).

2. Rroga vjetore e Mark Zuckerberg si CEO është vetëm 1 dollar

Mund t’iu duket e pabesueshme por CEO i Facebook Mark Zuckerberg, i cili zotëron një buxhet me vlerë 46.9 miliardë dollarë, fiton vetëm 1 dollarë në vit.

Në vitin 2015 në seancën me pyetje dhe përgjigje në Facebook, miliarderi ‘i lirë’ tha: “Unë kam bërë para mjaftueshëm. Në këtë pikë, jam i fokusuar që të bëjë më të mirën e mundshme me ato që kam. Mënyra më e mirë për të ndihmuar njerëzimin është nëpërmjet Facebook – duke iu dhënë njerëzve fuqinë për të ndarë dhe për t’u lidhur me gjithë botën.”

Rroga e vogël virtuale e Zuckerberg bën të mundur që ai të ndihmojë të njerëzit e tjerë përmes veprës së tij (Facebook) njëkohësisht të rrisë dhe të ardhurat e kompanisë.

3. Warren Buffett 80% të kohës e kalon duke lexuar

I njohur si Orakulli i Omaha, Warren Buffett është një ekspert investimesh me një buxhet që ka vlerën 69.3 miliardë dollarë. Ndoshta zakoni ekstrem i leximit ka të bëjë me suksesin e tij. Buffet lexon deri në 1000 faqe në ditë dhe shpenzon më shumë se gjysmën e kohës së tij në shoqërinë e librave.

Një ndër librat që ndryshoi jetën e Buffet është “Investitori Inteligjent” (The Intelligent Investor) nga Benjamin Graham, të cilin Buffet e vlerëson si një ndër librat më të mirë për sa i përket investimit.

4. Elon Musk jetonte me 1 dollarë në ditë

Sipërmarrësi i jashtëzakonshëm dhe CEO i SpaceX dhe Tesla Motors zotëron një pasuri prej 14.2 miliardë dollarësh. Ai vendosi të sfidonte veten duke jetuar me një buxhet prej 30$ vetëm për ushqime për një muaj. Ky ishte një eksperiment për të parë nëse ai i kishte ato çfarë duheshin për të jetuar si një sipërmarrës, sipas informacionit të dhënë nga StarTalk Radio në vitin 2015.

Me këtë buxhet, Musk zakonisht konsumonte sanduiç hot dog dhe portokalle dhe me raste ndonjë pjatë me makarona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme