Mosha më e lumtur e jetës suaj

Prishtinë | 16 Pri 2017 | 20:51 | Nga

Mosha nuk është vetëm një numër. Sipas një studimi nga London School of Economics and Political Sciences, mosha lidhet direkt me nivelet tona të lumturisë. Dhe ndërsa ju mund të mendoni se të rinjtë janë të lumtur, rezulton që ne arrijmë pikun e lumturisë në dy mosha specifike.

Në një studim të 23,000 të rriturve gjermanë të moshës 17 deri 85 vjeç, hulumtuesit u kërkuan pjesëmarrësve të përcaktojnë sa janë të kënaqur me jetën.

Ata zbuluan se lumturia ka formën e U-së, ku kulmi shënohet në moshën 23 dhe 69 vjeç.

Mosha 23 vjeç është koha kur njeriu përfundon studimet dhe sheh përpara për të ndërtuar karrierën dhe të krijojë të ardhurat e para reale vetë, me të gjitha liritë që vijnë.

Ndërsa në moshën 69-vjeçare shumë njerëz janë gati të shijojnë pensionin dhe të kujdesen për familjen që është rritur pas tyre.

Të ngjashme