Murgeshat ”vishen” me Prada, fotoja që po bën xhiron e rrjeteve sociale

Prishtinë | 26 Qer 2017 | 14:11 | Nga

Rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram i kanë dhënë një dimension të ri fotografisë, duke e kthyer atë shpeshherë në burimin më të besueshëm të informacionit dhe jo vetëm.

Nuk është aspak çudi që në ueb të qarkullojnë foto të cilat na provokojnë ndjesi nga më të ndryshmet dhimbje, keqardhje, mëshirë, inat, zemërim, ndjenjë proteste, dashuri, gëzim dhe buzëqeshje.

Fotoja e shkëputur pak metra larg Duomos së Firences, nuk ka sesi të mos na bëjë të vëmë buzën në gaz. Murgeshat ”gazmore”, të lodhura nga vapa e ditëve të fundit dhe etja, kanë vendosur të freskohen dhe të bëjnë një mini-piknik përpara një rrjeti dyqanesh të prej brandeve më të njohur në botë, PRADA-s, duke sfiduar në këtë mënyrë rregullat e vendosura nga kryebashkiaku Nardella për sa i përket mos uzurpimit të hapësirave tregtare dhe atyre monumentale-kulturore.

Fotoja është përhapur me një shpejtësi të befasishme në rrjet duke marrë me mijëra klikime, shpërndarje dhe komente nga njerëz të ndryshëm. Murgeshat duket sikur po sfidojnë djallin që vishet me Prada me veladonët e tyre gri të bardhë dhe buzëqeshjet rrëzëllitëse në fytyrë.

murgeshat

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme