NASA publikon pamje të aeroplanit më të shpejtë që ndonjëherë është prodhuar

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 16:50 | Nga

Me shpejtësi maksimale prej 3.500 kilometra në orë, Lockheed SR-71 Blackbird apo “Zogu i Zi” është aeroplani më i shpejtë që ndonjëherë është prodhuar.

Këtë aeroplan vëzhgues e ka prodhuar kompania amerikane Lockheed Martin gjashtë viteve të ’60-ta, kurse është hequr nga përdorimi me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, transmeton Telegrafi.

Po të mos ishte trupi i aeroplanit i ndërtuar nga titaniumi ky aeroplan do të nxehej deri në 480 gradë Celsius për shkak të shpejtësisë së madhe, kurse pa pikë problemi ka mundur të fluturoj në një lartësi prej 25.900 metra.

Për këtë arsye, pilotët kanë veshur rroba speciale që i bëjnë ballë presionit të ajrit, kurse helmetat i kishin të ngjashme me ato të astronautëve.

“Zogu i Zi” vazhdon të cilësohet si aeroplani më i shpejtë që ndonjëherë është prodhuar, kurse arsyeja pse është hequr nga përdorimi janë shpenzimet marramendëse të mirëmbajtjes së tij.

Nga viti 1964 dëri më 1998, në total janë prodhuar 32 aeroplanë të këtij lloji, të cilët me sukses kanë kryer mbi 4 mijë operacione.

Pasardhësi i kësaj fluturake-Lockheed SR-72, aktualisht është duke kryer fazën e fundit të testimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme