NASA zbulon shtatë planete të reja që i ngjajnë Tokës

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 00:00 | Nga

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka deklaruar se ka zbuluar shtatë planete të reja në largësi prej 40 vitesh dritë nga Toka.

Planetët janë zbuluar jashtë sistemit diellor, në orbitën e yllit të emërtuar Trappist-1 brenda konstelacionit Ujori në galaksinë Rruga e Qumështit.

Shkencëtarët janë shprehur se tre nga planetet kanë strukturë e cila mbështet praninë e ujit dhe jetës së gjallë.

Bëhet e ditur se planetet formojnë një rrjet të dendur përreth Trappist-1 i cili është një yll i shuar në madhësi përafërsisht sa Jupiteri, kurse kanë strukturë tokësore dhe shkëmbore. Po ashtu është theksuar se nevojiten analiza me të detajuara të atmosferëve për të kuptuar nëse planetet e zbuluara ofrojnë mundësi për jetë.

Micael Gillon, anëtar i stafit akademik në Universitetin Liege, dhe ekipi tij, të cilët e kanë bërë zbulimin, kanë pohuar se në zonën aktive të yllit mund të ketë më shumë planete që janë të ngjashme me Tokën.

“Rezultati që mund të nxirret nga të gjitha këto është se ne hodhëm hap historik drejt zbulimit të jetës jashtë tokës”, është shprehur Amaury Triaud nga ekipi hulumtues dhe anëtarë i stafit akadaemik në Universitetin e Kembrixhit, duke shtuar se “Është gjë e pabesueshme të zbulosh shumë planete të tjera në madhësinë e Tokës brenda galaksisë Rruga e Qumështit”.

Edhe Emmanuel Jehin, anëtar i ekipit nga Universiteti Liege, ka theksuar se “Në galaksinë tonë ka mbi 200 milionë yje. Nëse në të gjitha këto ka nga 10 planete të ngjashme me Tokën, atëherë bëjeni llogarinë e ngelur”.

Gillon dhe ekipi i tij në pranverën e kaluar kishte bërë të ditur se kanë zbuluar Trappist-1 dhe tre planete rreth tij. Ndërkaq, tani ky numër u ngrit në shtatë. Ekipi potencon se ky numër së shpejti mund të rritet tutje.

Gjetjet e hulumtimit do të publikohen në revistën “Nature”.

 

Të ngjashme