Një berber udhëtoi mbi 11 mijë km për të qethur një sportist

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 14:21 | Nga

Duke kaluar nëpër kontrollin e emigracionit të aeroportit gjatë udhëtimit nga ShBA-ja për në Korenë e Jugut, Henry Garcia ishte i sinqertë në përgjigjen e tij kur u pyet për arsyen e udhëtimit: Ai do të bënte udhëtimin prej mijëra kilometrash për t’ia prerë flokët një lojtari të bejsbollit.

“Oficeri ishte i befasuar dhe filloi të qeshet me të madhe para fytyrës sime”, thotë Garcia, i cili ka dyqanin në “Nationals Park” të Washingtonit dhe u përgjigjet thirrjeve të sportistëve për t’ua kryer shërbimin që e kërkojnë pavarësisht distancës.

“Pastaj ai e thirri një oficer tjetër dhe i tha: ‘paramendo ky personi po shkon në Korenë e Jugut për të qethur dikë’. Të dy oficerët qeshën së bashku”.

Si njëri prej berberëve të paktë që iu përgjigjet thirrjeve të klientëve, Garcia nuk heziton për t’i kënaqur klientët e tij që janë jashtëzakonisht të pasur – lojtarët e bejsbollit.

Të ngjashme