Njihuni me 23-vjeçaren që po krahasohet me Ajnshtajnin

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 11:38 | Nga

Në moshën 23-vjeçare, Sabrina Pasterski ka një ofertë pune nga NASA. Hulumtimi i saj është cituar nga Stephen Hawking dhe ka kaluar gati një dekadë që kur ajo ka ndërtuar motorin e saj të parë për aeroplan. Kjo, në një farë mënyre, na bën të pyesim veten se çfarë jemi duke bërë ne me jetën tonë.

Një talent për ndërtimin e anijeve

Sabrina Pasterski është një studente 23 vjeçare për PhD në Harvard dhe e diplomuar në MIT, e cila kurrë nuk ka konsumuar një pije alkoolike ose një cigare dhe nuk është në asnjë nga format e mediave sociale, që nga Facebook deri në LinkedIn. Ajo madje nuk ka as një smartphone. “Unë do të preferoja të qëndroja vigjilente dhe të shpresoj se jam e njohur për atë që unë bëj dhe jo për atë që unë nuk bëj”, tha Pasterski në një intervistë.

Ajo çfarë bën Sabrina është e pabesueshme: Pasterski bën hulumtime për vrimat e zeza, kohën në hapësirë dhe gravitetin kuantik dhe gazeta e saj është cituar nga Andrew Strominger (këshilltar i saj në Harvard) dhe Stephen Hawking. Një nga aftësitë e veçanta që ajo liston në rezymenë e saj është “Dikton mundësitë brenda kaosit.”

Pasterski kishte interes në dizajnimin e anijeve në një moshë të re: “Kjo është një liri që nuk krahasohet me asgjë tjetër,” tha ajo. Sabrina ndërtoi motorin e parë për aeroplanin në një moshë të re, 14 vjeçare dhe ka një ofertë pune nga Jeff Bezos, themeluesi i Amazon.com dhe kompanisë së hulumtimeve të hapësirave ajrore dhe të zhvillimit të quajtur Blue Origin.

Por situata nuk ka qenë gjithmonë kaq e qetë: Pasterski u refuzua nga Harvard dhe mbeti në listën pritëse në MIT në pranverën e vitit 2010, para se të pranohej. Ajo u diplomua me nderimet më të larta dhe hyri në programin prestigjioz të PhD në Harvard, duke fituar grante të tilla si: “Hertz Foundation” i ofroi 250,000 $ për kërkimin e saj.

Në të ardhmen

Tani për tani, Pasterski është e përqendruar në problemet e fizikës të cilat e entuziazmojnë atë, për të mësuar sa më shumë që ajo mundet nga burimet e pasura në të cilar ajo ka qasje. Por duke pasur oferta pune nga NASA dhe Blue Origin, Pasterski eventualisht mund të bëjë një ndikim të madh në industrinë e avionëve, veçanërisht ato të udhëtimit në hapësirë.

Kompanitë si Blue Origin dhe SpaceX janë në kërkim të mendjeve të ndritshme të të rinjve për të formësuar të ardhmen e eksplorimit të hapësirës dhe për të na shtyrë në kufinjtë e ardhshëm. Potenciali i Pasterski nuk ka mbetur pa u vënë re: Forbes e ka përfshirë në listën e saj “30 under 30 All Star”.

Megjithatë, Pasterski mbetet e përulur në lidhje me suksesin e saj. “Unë jam vetëm një studente e diplomuar. Unë kam kaq shumë për të mësuar. Unë nuk e meritoj vëmendjen,” shkruan ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme