Njihuni me liqenin më të rrezikshëm në botë

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 11:15 | Nga

Një algë toksike, që ka lulëzuar kohët e fundit, ka mbuluar 90% të liqenit Utah në SHBA dhe ajo po bëhet më e vogël në përmasa, por më e rrezikshme.

Qelizat Cyanobacteria çlirojnë nivele të larta toksike, duke e bërë ujin vdekjeprurës. Më shumë se 100 njerëz që janë larë në liqen, kanë përfunduar në spital me simptoma si; të vjella, diarre, ethe, acarim dhe skuqje të lëkurës e syve.

Madje edhe kur algat e lulëzuara nuk shfaqen në sipërfaqen e liqenit, ato mund të jenë prezent në ujë.

Toksina është në shkallën më të lartë, pas rënies së lulëzimit. Erërat ndikojnë në përhapjen e algave në liqen.

Uji në kanalin, që është edhe dalja e vetme e liqenit, është duke u testuar nga ekspertët, për të parë nëse lulëzimin është përhapur më tej.

Departamenti i Agrikulturës dhe Ushqimit në Utah, kanë këshilluar fermerët që të shmangin përdorimin e ujit për ujitje dhe të mos ia japin bagëtive për konsum.

Liqeni me i rrezikshem ne bote

Liqeni Utah 1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme