Norvegjia ndërton tunel për anije, ndan 315 milionë dollarë

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 13:31 | Nga

Qeveria e Norvegjisë ka bërë të ditura planet për ndërtimin e tunelit të parë në botë për anije, i cili do të kalojë përmes gadishullit Stad në perëndim të vendit në gjatësi prej 1.700 metrash.

Në tunel do të qarkullojnë anije udhëtarësh dhe anije me ngarkesa, në mënyrë që t’i shmangen kalimit pranë gadishullit, përmes pjesës së rrezikshme të detit.

Ndërtimi i tunelit pritet të zgjasë tre deri në katër vjet, ndërsa do të kushtojë 315 milionë dollarë.

Gjatë ndërtimit inxhinierët duhet të nxjerrin tetë milionë tonë gurë.

Tuneli pritet të hapet në vitin 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme