Orari i shkurtuar rrit produktivitetin, energjinë dhe lumturinë

Prishtinë | 06 Maj 2017 | 17:20 | Nga

Përfitimet e zyrës si ushqimi falas dhe anëtarësia në palestër nuk janë të mjaftueshme. Del se, nëse me të vërtetë dëshironi t’i bëni punonjësit tuaj të lumtur, mund të merrni në konsideratë shkurtimin e orëve të tyre të punës.

Këtë zbuloi një qytet Suedez. Së fundmi, studiuesit e qytetit të shtetit të dytë më të madh në botë, Gothenburg, organizuan një studim 23-muajsh duke testuar ditët e punës me gjatësi gjashtë orë për infermieret në objektin e kujdesjes ndaj të moshuarve. Nga Shkurti 2015 deri në Dhjetor 2016, studiuesit kontrolluan efektet që një javë më e shkurtër e punës kishte në 68 infermiere femra, një profesion i cili konsiderohet shumë stresues. Orët e infermiereve u shkurtuan, por paga e tyre jo.

Ata zbuluan se, si rezultat e orëve më të shkurtëra të punës, nivelet e produktivitetit të infermiereve u rritën. Ato morën më pak ditë pushimi dhe u raportua se ishin më të lumtura dhe më energjike. Në përgjithësi, infermieret të cilat punuan gjashtë orë në ditë morën 4.7 përqind më pak ditë kur ishin të sëmura se sa kur punonin tetë orë.

Proporcioni i infermiereve të cilat ende kishin energji pasi ndërrimet e tyre gjithashtu u rritën, nga përafërsisht 20 përqind deri në 50 përqind për ato të cilat punonin gjashtë orë në ditë. Kjo energji shtesë mund të jetë pjesërisht për shkak se grupi me gjashtë orë rriti aktivitetin e tyre fizik në 24 përqind gjatë kohëzgjatjes së studimit. ‘’Më pak lodhje dhe më shumë aktivitete fizike janë përmirësimet më të mëdha’’, Bengt Lorentzon, njëri nga studiuesit i cili bëri këtë studim, i tha The Washington Post.

Mirëpo, studimi nuk zgjati mjaftueshëm për të vendosur se a do të ndikonte ky orar në shëndetin e përmirësur të punonjësve dhe se a zvogëluan shpenzimet e kujdesit shëndetësor për punëdhënësit, shtoi Lorentzon.

Studimi erdhi në përfundim se duke punuar më pak orë, infermieret menaxhonin më mirë punën e tyre dhe ishin më të lumtura, më të shëndetshme dhe më pak të stresuara. “Ato kishin më shumë kohë për t’u ulur dhe për të dëgjuar, për të lexuar një libër, për të shikuar gazetën me pacientët ose t’i rehatonin ata të cilët nuk ndjeheshin shumë mirë”.

Punëdhënësit të cilët po fillojnë të marrin në konsideratë javët më të shkurtra të punës për punonjësit mund të brengosen për shpenzimet që duhet të bëjnë për të bërë punësime shtesë për të mbushur ndërrimet ( si në rastin e infermiereve) duke mos menduar për kursimet që punonjësit më produktivë do të sjellnin. Por për biznese të cilat nuk mbështeten në punonjës me ndërrime, potenciali për produktivitetin e rritur mund t’i bëjë ditët gjashtëorëshe të vlefshme për t’u provuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme