Përplasje e frikshme e kalit me veturën (Video)

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 14:33 | Nga

Ky është momenti i tmerrshëm kur një makinë përplaset me një kalë i cili ishte duke vrapuar në një rrugë.

Siç shkruajnë mediet e huaja, videoja, e filmuar në Malet Karpate, Rumani më 6 maj, tregon një motoçiklist që po ecte prapa dy kuajve.

Ndërsa kafshët i afrohen një kthese, një makinë papritmas shfaqet përballë tyre. Duke mos pasur kohë për të ndaluar veturën, vozitësi godet njërin nga kuajt.

Kafsha “rrotullohet” në pjesën e parme të veturës, ngrihet dhe largohet nga aty.

Ndonëse nuk dihet se sa është lënduar kali, është e qartë se vetura e pëson jo edhe pak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme