Përse skocezët veshin funde?

Prishtinë | 13 Gus 2016 | 22:00 | Nga

Gjatë ceremonive zyrtare dhe ngjarjeve të tjera të veçanta, burrat në Skoci veshin fustanella ose siç njihet në gjuhën vendase kiltin, uniforma tradicionale e vendit që ka një histori disi të kohëve të fundit. Shfaqja e këtij lloj fundi ka ndodhur në fakt vetëm rreth vitit 1700. Fillimisht bëhej fjalë për një copë të vetme stofi skocez me gjatësi prej 5 metrash, të cilën e mbanin veshur mbanin punëtorët e rajoneve malore.

Më pas manjati Tomas Roulinson zgjodhi ta thjeshtëzojë këtë veshje dhe hoqi pjesën e sipërme, duke lënë vetëm pjesën e fundit me një rrip në bel. Në 1746, fustanella u ndalua me ligj, por u riligjërua në vitin 1782 me anulimin e Dress Act, ose rregullave të veshjes.
Nga viti 1822, kilti ai u bë veshja zyrtare e Skocisë në vendimin e Mbretit Xhorxh IV, dhe jo vetëm njerëzit e rajoneve malore, por të gjithë skocezët, filluan të veshin kiltin si në ngjarjet zyrtare shtetërore, por edhe në gëzimet familjare si dasmat.

Fillimisht kilti ndiqte modelin standard “skocez”. Megjithatë sot janë lejuar disa variante si përsa i përket ngjyrës, e cila mund të jetë disallojëshe, ashtu edhe për materialin, që s’ka pse të jetë domosdoshmërisht lesh, por ajo mund të jetë prej lëkure apo kadife.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme