Pyetja që i shtangu studentët e Harvardit: Pse planetet janë të rrumbullakët?

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Disa grupe studentore të Campusit në Harvard University kanë publikuar në Twitter një pyetje provimi e cila sipas tyre kishte qëlluar në tezën e provimit të hyrjes të këtij universiteti edhe mëparë, ekzaktësisht 47 vite mëpare.

Në komentet e tyre ata dëshmojnë se reagimi i parë sapo lexuan pyetjen në fletën e provimit ishte shtangia e përzier me ndjesinë e frikës.

“Për mua, ishte vërtetë shokuese, sepse ajo ndjesia e çoroditjes që të jep një pyetje e tillë në lidhje me diçka të cilën ne e marrim të mirëqënë dhe nuk e vëmë në diskutim asnjëherë”, shprehet njëri prej studentëve. “E humba menjëherë stabilitetin emocional, fillova të tmerrohesha përbrenda meje, po rrezikoja Harvardin, që e kisha ëndërruar aq gjatë. Dhe për çfarë?!!! Pse planetet janë të rrumbullakët?!!”, – shprehet ai.

Megjithatë studentët që e publikuan pyetjen kishin bërë një pakt midis tyre që të mos e jepnin përgjigjen dhe t’ua linin miqve të tyre ta gjenin shpjegimin e saj. Në fund të ditës ata publikuan një link i cili të çonte tek një faqe e NASA-s ku jepej shpjegimi fizik i këtij fakti.

Ndaj edhe ne e ftojmë lexuesin të japë një arsyetim ashtu siç vetë e mendon, përpara sesa të konsultojë përgjigjen e saktë të përpiluar nga NASA që gjendet në fund të shkrimit.

Gati?

Pse planetet janë të rrumbullakët?

Kjo është përgjigja që jep NASA: Tetë planetet e sistemit tonë diellor ndryshojnë në shumë mënyra nga njëri tjetri. Ato kanë madhësi të ndryshme. Ata janë në distanca të ndryshme nga Dielli. Disa janë të vogla dhe shkëmbore, dhe të tjerët janë të mëdhenj e të zjarrtë. Por kanë një tipar të përbashkët, ata janë të gjithë të bukur dhe të rrumbullakët. Pse ndodh kjo? Pse nuk formohen si kube, piramida apo disqe?

Planetet formohen kur materiali në hapësirë fillon të përplaset dhe ri-grumbullohet sërish. Pas njëfarë kohe ndodh grumbullimi i materies së mjaftueshme për të pasur një sasi të mirë të gravitetit. Kjo është forca që i mban gjërat së bashku në hapësirë. Si telat e diskut të biçikletës. Kur një planet që po formohet bëhet mjaftueshëm i madh, ai fillon të krijojë rrugën e tij përreth yllit që orbiton. Përdor gravitetin e tij për të penguar copa të tjera të hapësirës, dhe për të mbajtur të lidhur masën që ka.

Gravitet i planetit tërheq në mënyrë të barabartë nga të gjitha anët. Forca e gravitetit tërheqin nga qendra në skajet. Nga gjeometria elementare e dimë se figura gjeometrike që formohet nga bashkësia e të gjitha pikave të baraslarguara nga një pikë e vetme quhet RRETH. Kjo e bën formën e përgjithshme të një planeti një sferë, e cila nuk është tjetër veçse një rreth tre-dimensional.

A janë planetet sfera perfekte?

Diametri Ekuatorial dhe Polar

Planetet në sistemin tonë diellor janë përgjithësisht të rrumbullakët, disa janë më të rrumbullaktë se të tjerët. Merkuri dhe Venusi janë më të ndryshmit. Ata janë sfera pothuajse perfekte.

Por disa planete nuk janë krejtësisht të rrumbullakët.

Ata kanë një formë vezake më tepër sesa rrethore, dhe kjo gjërësi ndodh në gjysmën e tyre, ose në vijën ekuatoriale. Pse ndodh?

Kjo ndodh sepse kur masa planetare rrotullohet, gjërat duan të shkëputen ashtu si balta nga goma e biçikletës. Thërmiat që janë në periferi të sferët duhet që gjithmonë të lëvizin më shpejt sesa ato më afër qendrës që të qëndrojnë të bashkuara. Saturni dhe Jupiter janë me të vërtetë të mëdhënj dhe vërtiten me të vërtetë shpejt, por graviteti ende arrin ta mbajë masën sëbashku. Kjo është arsyeja pse disa planete janë të fryrë në mes. Ne e quajmë këtë gjerësi Shtesë të Fryrjes Ekuatoriale.

Fryrja ekuatoriale

Mos harroni t’i vini në provë miqtë tuaj! Shihni nëse ata do pranoheshin në Harvard apo jo?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme