I ranë flokët kur ishte 18 vjeç, por ja si duket sot (FOTO)

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 22:54 | Nga

Një vajzë 23-vjeçare ka surprizuar pjesën më të madhe të njerëzve me transformimin e saj, pasi ajo vuante nga sëmundja e alopecisë që shkakton rënien e flokëve.

Por tashmë Anastasya Sidorova ka flokë aq të shëndetshëm dhe të gjatë, sa i kanë vënë nofkën “Rapunzeli i jetës reale”.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se modelja ruse vuante nga rënia e flokëve deri në moshën 18 vjeç, por tani i ka aq të dendur sa merr pjesë në reklama për kompani shamposh si “Pantene”.

Ndërkohë sipas mjekësisë, ekzistojnë lloje të ndryshme të alopecisë, por Sidorova u diagnostikua me alopeci androgjenetike si adoleshente. Kjo do të thotë se flokët i binin në sasi të mëdha.

Lidhur me këtë sëmundje, dermatologët janë shprehur se është më e shpeshtë te 50% e meshkujve pas moshës 50 vjeç dhe rreth 50 për qind e femrave pas moshës 65 vjeç. Ata kanë shtuar se ndodh rrallë të adoleshentët si pasojë trashëgimie apo stresi.

Ndërkohë rusja Sidorova ka vërtetuar se alopecia është sëmundje e kurueshme pasi një vizitë te trikologia bëri që ajo të fitojë vetëbesimin për të bërë trajtime.

Në llograinë e saj në “Instagram”, ajo sugjeron se flokët duhen tharë me ajër 60% ndërsa nuk duhen përdorur pajisjet për ti drejtuar që të qëndrojnë të shëndetshëm

Tashmë, 23-vjecarja ka vendosur që të trajnohet për tu bërë trikologe që të shpëtojë shumë njerëz nga rënia e flokëve.

Image result for anastasia sidorova

Image result for anastasia sidorova hair

Image result for anastasia sidorova hair

Image result for anastasia sidorova hair

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme